Lajme

Meta: Liderët politikë të marrin shembull nga drejtuesit e komuniteteve fetare

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Konferencën Rajonale mbi “Roli e Fesë në Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” nuk ka anashkaluar krizën që ka kapluar vendin.
Presidenti Meta shfrytëzoi këtë konferencë për të inkurajuar të gjitha bashkësitë fetare të vazhdojnë me lutjet për të mirën, begatinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe qytetarëve.
“Historia nuk na shërben vetëm për kujtesë, ajo na shërben ne dhe brezave që vijnë për të mos lejuar më kurrë një Shqipëri totalitare, ateiste, ku vritet liria dhe shuhet shpresa”.
Kreu i shtetit u shpreh se udhëheqësit e bashkësive fetare në vendin tonë janë shembull për shoqërinë dhe klasën politike për sjelljen reflektuese, dialogun, bashkëpunimin, si rruga e vetme në zgjidhjen e konflikteve, qofshin ato shoqërore apo politike.
“Edhe kohët e fundit, drejtuesit e bashkësive të ndryshme fetare si edhe Këshilli Ndërfetar Shqiptar kanë bërë thirrje të qarta e plot përulësi për zgjidhje të situatës politike në vend, për reflektim, dialog e bashkëpunim, duke shpallur edhe ditë agjërimi dhe lutjeje për zgjidhje paqësore të konfliktit politik”, shprehet ndër të tjera presidenti.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2315449548501305/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë