Lajme

Meta dekreton 3 ligje për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot 3 ligje të rëndësishme, që lidhen me tërmetin e fuqishëm të 26 nëntorit që u shoqërua me një bilanc tragjik.

Kështu, Presidenti ka dekretuar ligjin “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit”, si dhe ligjit “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.

Gjithashtu, Presidenti Meta ka dekretuar edhe ligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.

Ligjet ishin miratuar më herët në Kuvend dhe sot u dekretuan nga presidenti Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë