Politike

Meta: Bashkimi brenda PD pozitiv, vizita e Blinken në Tiranë normale, kanë ardhur edhe të tjerë  

“Çdo bashkim i sinqertë forcash dhe potencialesh është pozitiv”, tha kreu i PL-së, Ilir Meta, për bashkimin e grupit të Bardhit me atë të Rithemelimit.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se është pro ndaj çdo proteste qytetare dhe politike.

“Çdo bashkim i sinqertë forcash, energjish, potencialesh të fjetura deri tani, është pozitiv. Nuk jemi në një situatë normale, jemi në një narko-diktaturë. Duhet të ketë një vijë të qartë demarkacioni me narko-diktaturën. Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të protestave qytetare dhe politike, në mbrojtje të demokracisë.”, tha ai.

Meta komentoi dhe ardhjen e Blinken në Shqipëri. “Mendoj se ardhja e Sekretarit të Shtetit është tashmë diçka normale në marrëdhëniet midis dy vendeve tona duke pasur parasysh vizitat e shpeshta, që nga koha e Sekretarit Baker e deri tek vizita më e fundit e zotit Kerry, duke përmendur këtu Znj. Clinton, Znj. Albright, Z. Powell dhe shumë Sekretarë të tjerë shteti, që kanë vizituar Tiranën dhe që të cilët e kanë shfrytëzuar Tiranën edhe për iniciativa shumë të rëndësishme siç ishte rasti i nënshkrimit të Kartës së Adriatikut gjatë vizitës së Sekretarit Poëell në Tiranë me Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Kroacisë në një proces historik, i cili u përmbyll me anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO.”, tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë