Merkato është shumë larg, por kjo gjë nuk i pengon mediet ndërkombëtare që të vijojnë të flasin për lëvizje lojtarësh. Gazeta “Mundo Deportivo” ditën e mërkurë është hapur me një lajm sensacional. Messi po përgatit largimin nga Barcelona me parametra zero, kjo është ajo që shkruan e përditshmja spanjolle.
Sulmuesi argjentinas ka kontratë deri në vitin 2021 me Barcelonën dhe e ka rinovuar vetëm vitin e shkuar, por nuk besohet se ai do të vijojë të qëndrojë aty deri në përfundimin e kontratës. Ai do të zgjedhë ta mbyllë karrierën e tij siç bën më herët shokët e skuadrës, Xavi dhe Iniesta që shkuan në Azi për të luajtur në nivele më të ultë. Klauzola e “pleshtit” për t’u larguar nga Barcelona është 750 milionë euro. Por kjo nuk është problem nëse Lionel Messi vendos të largohet, pasi në kontratë ka një klauzolë të veçantë. Sipas kësaj pike në kontratë, argjentinasi mund të largohet para kohe nga Barcelona, nëse skuadra e re nuk është rivale për titullin kampion në Spanjë, ose për Champions League.
Destinacioni më i preferuar i Messi-t mbetet rikthimi në klubin e tij të fëmijërisë në Argjentinë, Newell's Old Boys. Këto zëra për një largim para kohe të Messi-t nga Barcelona përforcohen edhe nga një tjetër lajm që flet për rikthimin e Neymar në Katalonjë. Braziliani u largua te PSG për shkak se ishte gjatë gjithë kohës nën hijen e “pleshtit”, por nëse ai largohet do e kishte rrugën e lirë për t’u bërë lideri i kësaj skuadre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.