Futboll

Mesi si Maradona, lojtarë të mëdhenj por liderë të vegjël

Jemi mësuar tashmë që lojtarët e mëdhenj të dështojnë si trajnerë. Shembujt për këtë gjë janë të shumtë, duke filluar që nga Maradona e deri tek Klinsman edhe pse Zidan mund ta thyej disi këtë traditë. Por Lionel Mesi është duke na provuar një tjetër dukuri në futbollin e niveleve të larta. Futbollistët e mëdhenj që nuk behen dot liderë të mëdhenj.

Kur kemi në mendje Toti, Zidane, Bekenbauer, Maldini, Bobi Çarton, Platini apo sëfundmi Iniesta jemi të bindur kur themi që lojtarët e mëdhenj kanë qenë edhe liderë të mëdhenj. Për fat të keq kësaj liste nuk mund t’i bashkohen dy yjet argjentinas, Mesi dhe Maradona. Nëse për “el pibe de oro” e dimë se si ka shkuar historia, duke dështuar radhë pas radhe, Mesi është një ngjarje e freskët.

Me largimin e Andres Iniesta nga Barcelona, radha për të mbajtur shiritin e kapitenit të katalansit i takonte Lionel Mesit. Është sezoni i parë këtë vit që ai është kapiteni i parë i skuadrës dhe starti nuk ka qenë mbresëlënës. Këtu nuk flitet për rezultatet në fushë, pasi aty Barcelona ka bërë shumë mirë, si zakonisht, por për diçka që shkon përtej fushës së blertë, në dhomat e zhveshjes. Mediet spanjolle shkruajnë që Mesi deri më tani nuk arritur dot ta ketë autoritetin e kapitenit në dhomat e zhveshjes në disa situata.

Në fillim ishte francezi Dembele që nuk po arrin ende që të ingranohet në mekanizmat e grupit. Nëse për këtë rast, justifikimi është i gatshëm, pasi ai qëndroi në më shumë se 5 muaj jashtë fushave, për brazilianin Malkom. Ky i fundit ishte protagonist i një telenovele merkatoje gjatë kësaj vere, në fillim u kërkua nga Inter, më pas ishte afër Romës, por në fund shkoi në Barcelonë. Malkom u pagua gati 40 milionë euro nga Barcelona këtë verë merkatoje, por nga fillimi ka luajtur vetëm 6 ndeshje dhe këtu ka një ngërç. Sipas medieve në Spanjë në këtë gjendje të Malkom dhe minutat që ai ka marrë, por edhe gjendjen në dhomat e zhveshjes ka një ndikim shumë të madh kapiteni Lionel Mesi.

Argjentinasi nuk ka arritur dot ta administrojë siç duhet gjendjen e Malkom por edhe të një pjesë të mirë të lojtarëve të ardhur nga akademia "La Masia". Ky rol është bërë shumë mirë në 15 vitet e fundit nga Pujol, Xavi dhe Iniesta. Por kjo mangësi e Mesit nuk është një gjë e re dhe e panjohur në karakterin e tij. Mesi kishte dështuar më herët si kapiten, plot tre herë më radhë. Në fillim kampionati botëror, Brazil 2014-të, ku Argjentina humbi në finale Kupën e Botës, më pas Kupa e Amerikës dhe së fundmi kampionati botëror në Rusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë