Ngjarje

“Meshkuj dhe Femra që krijoi Ai”: Dokumenti i Vatikanit që “rregullon” identitetin gjinor

Vatikani lëshoi një dokument të ri që sfidon konceptet moderne të identitetit gjinor. Udhëzimi prej 31 faqesh, i publikuar të hënën, titullohet “Meshkuj dhe Femra që krijoi Ai”
Thelbi i dokumenti ishte një problematikë e gjerë që lidhet me krizën arsimore, gjë e cila do të çojë në destabilizimin e institucionin familjar. Duke renditur një sërë arsyesh, qëllimi i këtij dokumenti është të krijojë një rrugë dialogu mbi çështjen e gjinisë në arsim, duke mbështetur ata që janë angazhuar për edukimin e brezave të rinj, që të trajtojnë metodokisht një ndër çështjet më të debatuara deri më sot, seksualitetin njerëzor.

Në veçanti dokumenti u drejtohej shkollave katolike dhe atyre që janë frymëzuar nga një vizion i krishterë. Kongregacioni për Edukimin Katolik, i cili gjithashtu përgatitu tekstin, parashtroi se kriza arsimore në veçanti ekziston për temat e efektivitetit dhe seksualitetit, një teori e re e zhvilluar mbi bazën e idesë së mohimit, ndryshimit dhe reciprocitetit në natyrën e një burri dhe një gruaje, që i konsideron ata thjesht si produkt i historisë dhe kulturës.

Duke cituar edhe dokumentin "Amoris laetitia", kjo ideologji tregon se programet arsimore dhe aktet legjislative të kësaj kohe, promovojnë një identitet personal dhe intimitet emocional të ndara rrënjësisht nga dallimi biologjik midis meshkujve dhe femrave. Ky është konteksti i dokumentit të ri, i cili synon të promovojë një metodologji "bazuar në tre parime udhëzuese" të dëgjimit, arsyetimit dhe propozimit. Duke bërë thirrje për dialog mes dy gjinive, në dokument gjenden një sërë udhëzimesh për të gjithë njerëzit, edhe pë komunitetin transgjinor. Veçanërisht, ai kritikon të kuptuarit modern të gjinisë si një fenomen kompleks dhe jo si ndarje në dy.
“Në studimin e shkurtër historik të fillimit të teorisë gjinore, dokumenti vëren se në vitet '90 është sugjeruar, që dikush të mbështesë teorinë e një ndarjeje radikale midis gjinisë. Një synim i tillë u pa si një fazë e rëndësishme në evolucionin e njerëzimit, në të cilin mund të shihej një shoqëri pa dallime seksuale. Më tej, në një kontradiktë në rritje midis natyrës dhe kulturës, propozimet e teorisë gjinore konvertohen në konceptin e “dyshimit”, i cili i referohet dimensioneve të seksualitetit, që janë jashtëzakonisht fluide dhe fleksible,” shkruhet në dokument.
Ndër të tjera, dokumenti shpjegon se institucionet duhet të mësojnë “natyrën e vërtetë të njerëzve” në bazë të “antropologjisë së qartë dhe bindëse”. Gjithashtu, thuhet se fëmijët dhe të rinjtë duhet të mësohen të respektojnë çdo person, në mënyrë që askush të mos vuajë nga ngacmimi apo diskriminimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë