Rend dhe Ligj

Ryshfet nga 50 deri në 100 mijë lekë, nën hetim për korrupsion dy inspektorë policie në Elbasan

Gazeta Si - Dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Elbasan, janë vënë nën hetim nga SPAK, pasi akuzohen për marrjen e ryshfetit nga disa persona, për kryerjen e veprimeve në kundërshtim me ligjin.

Bëhet fjalë për inpektorët Safer Shuka dhe Çelnik Toska, të cilët përfitonin shuma monetare nga 50-100 mijë lekë, në bashkëpunim me sekserin Lulzim Hasa për kthimin e makinave të bllokuara.

Policia e Elbasanit bllokoi një makinë të ngarkuar me dru në Gramsh, që u përkiste shtetasve Lirian e Zenel Taragjinit.

Dyshohet se ata u kishin dhënë para oficerëve, Safer Shuka e Çelnik Toskën nëpërmjet Lulzim Hasës, i cili aktualisht është lënë në “arrest me burg”, pasi u shërbente si sekser.

Sipas hetimeve të SPAK, dy inspektorët merrnin 50 deri në 100 mijë lekë të rinj për çdo automjet që kthenin. Hetimet e SPAK janë shtrirë edhe ndaj prokurorëve që kanë urdhëruar lirimin e automjeteve dhe janë ende duke vijuar.

Konkretisht, oficeri i policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Toska, është lënë në "arrest shtëpie". Ndërsa për oficerin tjetër të policisë gjyqësore, Shuka, është caktuar masën e detyrimit të paraqitjes.

Hetimet e SPAK, kanë zbuluar se dy inspektorët kanë kërkuar dhe sende materiale, si favore në dreka dhe shpërblime të tjera.

Ndërkohë, qytetari L.Hasa është lënë në masën "arrest në burg", ndërsa Z.T., dhe L.T., janë lënë në detyrim paraqitje.

Hetimi për këtë çështje ka nisur më datë 3 nëntor 2022 dhe ka rezultuar se, sipas SPAK, oficerët e policisë gjyqësore Ç.Toska dhe S.Shuka, si dhe qytetari L.Hasa kanë marrë në disa raste përfitime monetare dhe përfitime materiale nga Z.T. dhe L.T.

Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë