Drejtësia

SPAK çon në gjyq dosjen e korrupsionit të dy inspektorëve të Policisë së Elbasanit

Gazeta Si - Dosja për korrupsion ndaj 5 persona është dërguar për gjykim nga SPAK, pasi akuzohen se kundrejt shumave monetare kishin zhbllokuar një makinë të sekuestruar nga Prokuroria e Elbasanit.

Të pandehurit janë OPGJ i Policisë së Gramshit Çelnik Toska, shefi i klubit sportiv në Gramsh Lulzim Hasa, OPGJ i Policisë Elbasan Sefer Shuka, Lirian Taragjini dhe Zenel Taragjini.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se të pandehurit Lirian Taragjini dhe Zenel Taragjini, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kane arritur të japin përfitim të parregullt si dhe të ushtrojnë ndikim të paligjshëm tek Çelnik Toska dhe Lulzim Hasa duke i dhënë shumat 50.000 dhe 150.000 lekë të reja për të nxjerrë automjetin të sekuestruar nga Prokuroria e Elbasanit.

Ndërsa i pandehuri Sefer Shuka në funksionin e Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore Elbasan ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk ka marrë kallëzimin si dhe nuk ka referuar faktin penal të denoncuar nga shtetasi Lirian Taragjini.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë