Ne rrjet

Merkel: Në 2019-ën do i dal në mbrojtje botës!

“Në vitin 2019 Gjermania do të marrë përgjegjësi më të madhe ndërkombëtare dhe duhet të qëndrojë në këmbë për të gjitha kauzat dhe bindjet e asaj”. Kështu vendosi ta niste Angela Merkel fjalimin e saj vjetor në Bundestang.

Kancelarja tha se rregullat e vjetra në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar kishin ndryshuar, duke aluduar kështu se në vitin e ardhshëm do të shihnim një sërë përplasjes mes SHBA-së dhe Gjermanisë.

"Eshtë në interesin tonë që të marrim mbi vete më shumë përgjegjësi. Probleme, shqetësime globale si ndryshimet klimaterike, emigracioni dhe terrorizmi nuk mund të zgjidhen vetë. Me marrjen e një vendi të përkohshëm ne Këshillin e Sigurimit të OKB-së në 2019 dhe 2020, Gjermania do të këmbëngulë për zgjidhje globale”, tha Merkel.

"Ne duam t’i trajtojmë këto çështje si për interesin tonë, ashtu edhe si mënyrën më të mirë për ta bërë këtë është duke marrë parasysh interesat e të tjerëve. Ky është mësimi i dy luftërave botërore të shekullit të kaluar, shpjegoi Merkel, por kjo bindje sot nuk ndahet nga të gjithë – siguria e bashkëpunimit ndërkombëtar është nën presion” shtoi ajo.

Kancelarja këtë vit arriti të shmangë kolapsin e koalicionit të saj qeverisës dhe pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet rajonale, vendosi të linte pozicionin e kryetares së partisë të cilin e kishte mbajtur per 18 vjet.

Këtë vit, Presidenti Donald Trump dhe kancelaria gjermane u përleshën në një sërë çështjesh të politikës së brendshme dhe të jashtme. Merkel ka qenë një nga mbrojtëset kryesore të globalizmit, në kontrast me politikën e jashtme të Trump.

Duke marrë një vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në 2019 dhe 2020, Gjermania do të kërkojë "zgjidhje globale", tha Merkel.

Zonja Merkel gjithashtu përmendi ndarjen e thellë politike të Gjermanisë, duke pranuar se qeveria e saj kishte zhgënjyer qytetarët.

Merkel mori detyrën si e para grua në historinë e Gjermanisë që ngjitej në postin më të lartë ekzekutiv në vitin 2005 dhe gjatë gjithë periudhës në pushtet është përballur me kriza që edhe për një politikan të fortë do të ishin tejet sfiduese. Kancelarja u përball me krizën financiare, që i shpërtheu në fund të mandatit të parë, më pas me fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut dhe në fund me “rilindjen” e populizmit të së djathtës ekstreme.

Në një kohë që Gjermania, Europa dhe mbarë bota po mendojnë dhe analizojnë çfarë të presin në atë që në gjermanisht e kanë pagëzuar si “Merkeldammerung”, e përkthyer “Muzgu i Merkelit”, analiza e trashëgimisë së Kancelares është një sipërmarrje e ndërlikuar.

Në mandatin e parë qeverisës, Angela Merkel ruajti një profil të ulët dhe larg ideologjive. Por, me kalimin e viteve u shndërrua në një figurë mjaft e polarizuar, në Gjermani dhe jashtë Gjermanisë. Për disa ajo është “Nëna dhe Mbretëresha e Europës”, e cila ndihmoi Gjermaninë që të kapërcente krizën ekonomike të 2008, madje të lulëzonte ekonomikisht në një kohë kur vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe botës përballeshin me recesione të thella.

Për këtë grup, Merkel është “Kështjella” e fundit në mbrojtjen e rendit dhe institucioneve të botës liberale dhe ja ka dalë mbanë që ta realizojë këtë përballë sfidave të vështira si Brexit apo Donald Trump.

Për kritikët e saj, e gjithë puna e saj rrëzohet me vendimet e marra në 2015-2016, kohë kur vendosi që të pranojë në Gjermani 1 milionë refugjatë, si kundërshembull ndaj vendeve të tjera të BE-së që po mbyllnin dyert e emigracionit një nga një.

Pikërisht këto vendime, thonë qortuesit e Kancelares shtruan petale në rrugën e ringritjes së Alternativës për Gjermaninë, AfD, forca e ekstremit të djathtë. Për këtë forcë, por edhe për Donald Trump, Angela Merkel është njeriu që hapi derën e madhe për “kaosin dhe krimin” në Bashkimin Europian.

“Gjermanët po u kundërvihen udhëheqësve të tyre dhe emigracioni ka përçarë koalicionin. Krimet në Gjermani janë rritur. U bë një gabim i madhe në të gjithë Europën duke lejuar miliona njerëz që po i ndryshojnë me forcë e dhunë kulturës Europës”, shkruante Donald Trump në Tëitter në qershor të këtij viti.

Përgjatë gjithë periudhës në krye të Gjermanisë, Angela Merkel ka patur momentet e saj të paradoksit. Me ambicien dhe aftësinë e saj politike ajo shtypi me radhë rivalët e saj, që përballë figurës së kancelares ndjesheshin tepër të vegjël. Por, ky avantazh i Angela Merkel mund të prodhojë pasoja për Gjermaninë.

Angela Merkel largohet duke e lënë vendin pa një trashëgimtar të dukshëm, pa një figurë të denjë që mund ta zëvendësojë. Nga mungesa e një figure që t’i kundërvihen, nga ky boshllëk mund të përfitojnë ekstremistët dhe kjo do të ishte hera e dytë që Kancelarja me “pavetëdije” do të çonte ujë në “mullirin” e AfD-së.

Hera e parë ishte thirrja për hapjen e kufijve për refugjatët e luftës në Siri, një thirrje që kumboi në veshët e ekstremistëve, që në agjendë parësore kanë shkatërrimin e rendit aktual liberal.

Angela Merkel do të mbahet mend edhe si njeriu që e zhvendosi partinë e saj, CDU nga një parti të së djathtës, në një parti të qendrës, duke u përqendruar fort tek çështje si energjia e rinovueshme dhe emigracioni


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë