Analize

Merkel dhe Evropa në “mëshirën” e Donald Trump

Merkel dhhe Trump

Angela Merkel mbërriti në Shtëpinë e Bardhë të premten duke shpresuar se do të ripërtërinte marrëdhëniet transatlantike dhe se do mund të bindte Presidentin Donald Trump të ndryshonte mendje mbi tregtinë me Evropën dhe marrëveshjen me Iranin.

Por u largua me një ndëshkim të madh që i rëndonte mbi shpatulla

"Ne kemi nevojë për një marrëdhënie reciproke", tha Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me Merkel, pak pas takimit mes dy liderëve, duke theksuar së deficiti tregtar i BE-së arrin më shumë se 150 miliardë dollarë amerikane.

Merkel dhe Trump

Më pas presidenti përmendi shpenzimet e mbrojtjes ushtarake, një nga kritikat e vazhdueshme ndaj Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë evropianë, të cilët ai akuzon se nuk paguajnë pjesën së u takon për anëtarësimin në NATO.

"NATO është një organizatë madhështore, por ndihmon më shumë Evropën se SHBA-në, kështu që pse duhet të paguajnë Amerika pjesën më të madhe të shpenzimeve?”, pyeti Trump.

Edhe pse bërë shpesh argumente të tilla, gjatë takimeve diplomatike me aleatët e  tij evropianë, kësaj radhe nuk arriti asgjë më shumë sesa një fyerje diplomatike.

Trump këmbënguli se ai dhe kancelarja gjermane "kanë një marrëdhënie të mirë", por gjuha e tyre e trupit sugjeronte tjetër gjë.

Merkel, i cila është zakonisht personi më i fuqishëm në dhomë, qëndronte e gozhduar pranë Trump, duke parë në drejtim tjetër ndërkohë që presidenti fliste dhe duke kafshuar shpesh herë buzët.

Përpjekja e saj për të fituar mbi Trump, duke e nisur fjalimin me lavdërime të shkëlqyera për miqësinë dhe mbështetjen që SHBA-ja i kishte ofruar Gjermanisë, duket se ishte e kotë..

E pyetur nëse mund ta bindte Trump që të anullonte tarifat e çelikut dhe aluminit ndaj Evropës, Merkel dha një përgjigje të shkurtër: "Presidenti është ai do të vendosë. Besoj se kjo është shumë e qartë ".

Përgjigjja e saj vërtetoi se Gjermania dhe për pasojë edhe Evropa, është nën mëshirën e Trump. Tarifat e propozuara nga admistrata e Presidentit Trump do të goditnin industrinë automobilistike të Gjermanisë. Shumë kanë frikë se vendosja e tyre mund të çojë në një konflik të rëndë tregtar mes SHBA dhe Evropës.

Vizita e Merkelit erdhi pas vizitës së Macronit dhe cila zgjati vetëm disa orë duke përfshirë edhe drekën.

Edhe pse kimia midis Macron dhe Trump ishte shumë më mirë, as presidenti francez  nuk arriti të bindë presidentin amerikan të ndryshojë mendje për vendosjen e tarifave, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Trump dhe  Macron

Takimet mes liderëve europianë dhe Trump sugjerojnë se marrëdhëniet transatlantike mbetet më të trazuara sa kurrë.

"Trump po i trajton evropianët me mprehtësi dhe nuk është i gatshëm të  punojë për një partneritet dhe aleancë respektive- shkruante pas takimit të Merkelit me homologun amerikan, Ulrich Speck, një analist politik gjerman - Ai i sheh ata si klientë të mërzitshëm dhe si barrë, jo si miq".

Udhëheqësja gjerman duket se hodh në mbrojtje, duke insistuar në mënyrë të përsëritur se Gjermania ishte e angazhuar të përmbushte detyrimet e saj brenda NATO-s.

"Gjermania është dhe do të mbetet një partner i besueshëm i NATO-s," tha ajo.

Merkel tregoi gjithashtu vullnet për të rishqyrtuar marrëveshjen e fuqive perëndimore me Iranin.

"Marrëveshja është hapi i parë ... por nuk është e mjaftueshme", tha Merkel, e cila më parë e kishte mbrojtur fuqishëm paktin e armëve bërthamore.

Pas zgjedhjes së Trump si President, disa komentues e përshkruan Merkelin si fenerin e fundit të rendit liberal perëndimor. Megjithatë, në konferencën për shtyp, udhëheqësja gjermane u shfaq duke dëgjuar pothuajse e dëshpëruar presidentin amerikan.

"Ne duhet të mësojmë të luajmë rolin tonë si një vend i madh ekonomik", tha ajo, duke shtuar se presidenti amerikan mendon po ashtu se gjermanët janë të fuqishëm, por nuk duan të angazhohen ushtarakisht dhe politikisht.

Trump u përgjigj duke thënë se marrëdhënia midis SHBA-së dhe Evropës duhej të ishte më e drejtë.

Pasi folën para gazetarëve për rreth 20 minuta, Trump përfundoi papritmas, konferencën për shtyp.

"Punë e shkëlqyer, faleminderit," i tha Merkel, duke larguar mikrofonat.

Trouble Spots in Online Direct-to-Consumer Prescription Remedies


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë