Futboll

Merkato, Milan dy afrime në një ditë

Kur kanë mbetur edhe shumë pak orë nga fundi i merkatos në Itali, Milan është duke u treguar shumë aktiv në afrimet e lojtarëve. Kuqezinjtë kanë firmosur me dy lojtarë brenda një dite. Bëhet fjalë për Diego Laksalt e Samu Kastilejo që paraditen e së enjtes kanë mbërritur në Milano. Fillimisht ata do të kryejnë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhin firmat e tyre në kontratë.

Me këto blerje, shkon në 8 numri i afrimeve në total tek Milan gjatë kësaj verë, por vetëm pesë prej tyre janë bërë nën dirigjencën e re të klubit që tashmë ka kaluar në pronësi të fondit Elliott.

Diego Laksat është mbrojtës dhe mesfushorë krahu që pjesën më të madhe të karrierës së tij deri më tani e ka kaluar në Itali. Ai është marrë nga Inter në vitin, 2013 ku nuk mundi të gjente hapësira dhe prej tre vitesh është aktivizuar me Genoan.

Ndërkohë Samu Castilejo është mesfushorë dhe ka dalë nga akademia e Malaga, pjesën më të madhe të karrierës deri tani e ka kaluar në Spanjë te Vilareal dhe me këtë kalim në Itali te Milan, të gjithë presin prej tij një hop cilësorë.

Milan me këto dy afrime në fashat e krahëve besohet se e ka mbyllur merkaton në hyrje dhe tashmë pritet vetën ndonjë largim ose huazim i lojtarëve që mund të mos gjejnë hapësira te skuadra e Gatuzos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë