Futboll

Merkato, Flamurtari firmos me sulmuesin brazilian

Jemi jashtë merkatos, por në Vlorë vijojnë me blerjet e lojtarëve. Flamurtari ka zyrtarizuar ditën e sotme arritjen e marrëveshjes me sulmuesin brazilian Elton Kale. 30-vjeçari është stërvitur me ekipin vlonjat qënë muajin gusht të kësaj vere, por nuk mund të ishte pjesë e ekipit për shkakse kishte një problem me kontratën te Kukësi.

Lojtari pretendonte se nuk e kishte firmosur rinovimin, ndërsa nga klubi verilindor pretendohej e kundërta. Çështja shkoi në dhomën e zgjidhjes së konflikteve në FSHF, që ia pasoi vendimmarrjen FIFA-s.Pas marrjes në shqyrtim të kësaj çështje, FIFA vendosi që t’i japë të drejtë futbollistit brazilianin, i cili tashmë mund të aktivizohet me klubin e Flamurtarit.

Fill pas kësaj vendimmarrje, klubi vlonjat nuk ka humbur kohe dhe i ka ofruar kontratën Elton Kale, që pasi është stërvitur për më shumë se tre muaj me skuadrën, tashmë mund të jetë në dispozicion të teknikut Daja edhe për t’u hedhur në fushë. Ky është një lajm shumë i mirë për teknikun tiranas, që pas rikthimit të mbrojtësit Albi Alla, tani do të ketë një armë më shumë edhe në repartin e sulmit.

 

Më Shumë