Sport

Mercedes e nis me marsh kampioni, Vetel i treti

Kampionati botëror i Formula 1 ka filluar me të njëjtën “muzikë” ku u mbyll sezoni i shkuar. Dy pilotët e skuderisë gjermane, Mercedes, Ljuis Hamilton dhe Valteri Botas do nisen të parët, duke marrë dy vendet e para në provat zyrtare. Pas krahëve të dy pilotëve të Mercedes në provat e pistës së Melburnit është renditur Ferrari i Sebastian Vetel.
Me pritshmëritë që ishin ngritur dhe përmirësimet që kishte bërë Ferrari u krijua ideja se ky kampionat do ishte shumë më i fortë, por kohët e makinave gjermane ishin ndjeshëm më superiore. Kampioni i botës në fuqi, Ljuis Hamilton e ndali kohën në 1 minutë, 20 sekonda dhe 486 të mijtat ndërsa shoku i skuadrës, ishte vetëm 112 të mijta më i ngadaltë. Sakaq koha që prodhoi ferraristi Vetel ishte ndjeshëm shumë më mbrapa, me plotë 704 të mijta më shumë.

Në vendin e katërt u rendit piloti kryesor i Red Bullit, Maks Verstapen, i cili la pas pilotin e dytë të Ferrarit, Çarls Lekrek. Shumë mirë janë renditur dy makinat HAS me motor Ferrari që kanë zënë vendet 6 dhe 7 duke, surprizuar dhe kanë lënë pas makinat Reno dhe Meklaren.

Pista e Meluburnit njihet si shumë e vështirë për parakalime dhe pritet që Ferrari te ketë shumë vështirësi për ta përmirësuar rezultatin e arritur në provat zyrtare. Gara e Melburnit fillon orët e para të mëngjesit të së dielës dhe nga të gjithë tifozët e këtij sporti pritet me shumë ankth dhe emocione.

Kohët e arritura në provat zyrtare:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë