Keshilla

Mënyra për t’u zgjuar në mëngjes pa kafe

Një orë pasi jeni ngritur nga shtrati, ju ende ndiheni të përgjumur dhe nuk keni filluar të merreni me detyrat e ditës. Për të filluar ditën, njerëzit konsumojnë kafe, por jo të gjithë.

“Për disa njerëz, kafeja mund të shkaktojë shqetësim në stomak ose diarre”, tha Nancy Farrell Allen, dietologe në Akademinë e Ushqyerjes dhe Dietologjisë në Amerikë.

Për këto njerëz, ka disa mënyra të tjera për të hapur sytë dhe për të filluar ditën.

Praktikimi i një gjumi të mirë është ende mënyra më e mirë për të qenë në formë gjatë ditës Por nëse jeni duke punuar për të përmirësuar regjimin tuaj të gjumit ose keni ende nevojë për pak ndihmë, këtu janë gjashtë mënyra të shpejta për t'u zgjuar pa u mbështetur në kafen e mëngjesit.

1. Bëni një rutinë joga 5-minutëshe

“Bërja e një seance të shkurtër joga në mëngjes mund të përmirësojë ndjeshëm nivelet e energjisë”, sipas Stephanie Mansour, trajnere personale fitnesi.

Ju do ta zgjoni trupin tuaj duke përmirësuar qarkullimin dhe duke liruar ngurtësimin ose dhimbjen dhe do të filloni ditën duke "krijuar endorfinë të mirë nga lëvizjet tuaja të jogës", tha Mansour.

Çdo lëvizje që shtrin shpinën e këmbët ose përshpejton rrahjet e zemrës do të ndihmojë në rritjen e energjisë, shtoi Mansour.

2. Dilni jashtë

Zgjimi i trupit dhe mendjes përmes lëvizjes është "shumë më i natyrshëm dhe afatgjatë sesa një nxitje energjie nga kafeja", tha Mansour, dhe bërja e kësaj në natyrë mund të dyfishojë përfitimet e mundshme.

"Kardio dhe rritja e rrahjeve të zemrës shërben si një nxitje energjie", tha Mansour.

"Një shëtitje në mëngjes mund të jetë gjithashtu paqësore dhe t'ju japë një ndryshim në perspektivë sepse po shihni gjëra të ndryshme si qiellin, pemët, natyrën, etj. Ecja jashtë rrit energjinë tuaj për shkak të temperaturës pasi freskia e mëngjesit ju zgjon.

3. Dëgjoni muzikë ritmike

Dëgjimi i muzikës ritmike në mëngjes mund t'ju japë pak gjallëri në ditën tuaj, dhe veçanërisht nëse e bëni këtë gjatë stërvitjes.

Muzika me një ritëm të lartë që barazohet me rreth 170 rrahje zemre në minutë mund të të zgjojë përpara stërvitjes, të pakësojë perceptimin e dhimbjes dhe lodhjes gjatë një stërvitje dhe të përmirësojë performancën dhe qëndrueshmërinë, sipas një studimi të vitit 2020.

Nuk jeni i sigurt se sa shpejt është? "Lose Yourself" e Eminem është 171 rrahje në minutë, ndërsa "Empire State of Mind" e Jay Z është 173 BPM dhe "Naughty Girl" e Beyonce është 199 BPM.

4. Hidratohuni

Pas gjumit të një nate, trupit tuaj i mungon hidratimi, i cili është "i rëndësishëm për shumë funksione të trurit dhe trupit", tha Farrell Allen. Kur organet tuaja, të tilla si veshkat, duhet të funksionojnë në një mjedis të pamjaftueshëm të hidratuar, ka një kosto më të madhe në energji, sipas një rishikimi të vitit 2011 mbi ujin, hidratimin dhe shëndetin.

“Zgjohem çdo mëngjes dhe gjëja e parë që bëj është të pi një gotë ujë”, tha Farrell Allen. "Është ‘kafja’ ime për të më ndihmuar të filloj ditën”.

5. Provoni aromaterapinë

Aromaterapia, përdorimi i ekstrakteve aromatike të bimëve dhe vajrave esenciale për inhalimin terapeutik, masazh ose banjë mund të funksionojë për disa njerëz, tha Farrell Allen.

Ju gjithashtu mund të sillni kafe në jetën tuaj përmes produkteve të tjera, tha ajo.

"Mund të përdorni një sapun apo shampo me aromë kafeje ose dhe të ndizni një qiri po me atë aromë në mëngjes”.

6. Hani mëngjes 'në mënyrë të zgjuar'

Një vakt i përbërë nga proteina, yndyrna të shëndetshme dhe burime komplekse, të pasura me fibra, çliron sheqerin në gjak me një ritëm më të ngadaltë, duke mbështetur energji më të qëndrueshme.

Ky lloj mëngjesi është ajo që Farrell Allen ka sugjeruar për pacientët e saj që kërkojnë një nxitje të energjisë në mëngjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë