Ne rrjet

Mendimi ndryshe i Ditmir Bushatit!

Ish-këshilltarja ekonomike e Edi Ramës, Irena Beqiraj, ka komentuar fjalimin e ish-ministrit të Jashtëm Dimtmir Bushati në Parlament ditën e sotme.

Në një postim në “Facebook”, Beqiraj vlerëson “guximin” e Bushatit siç e cilëson ajo, për objektivitetin në argumentet e tij, duke thekssuar se i ka bërë një shërbim jo vetëm PS, por edhe popullit shqiptar.

Postimi i plotë i Irena Beqirajt

Nëse në një tavolinë të gjithë mendojnë njësoj, asnjë nuk është duke menduar gjatë!!!!

Fjalimi i Ditmir Bushatit sot në Parlament ishte një dritë për shpresën e ekzistencës së mendimit ndryshe, një thirrje për t’i vendosur gishtin kokës. Asnjëherë nuk është vonë.

Shumëkush përciptazi, i zënë në kurthin e mentalitetin " o me ne o kundra nesh" mund ta shikojë si kundërvënie karshi Lidershipit. Në fakt është një shërbim i bërë me guxim jo vetëm Partisë Socialiste e Lidershipit të saj, por Popullit Shqiptar.

Zgjohuni socialistë!!!!! Ky vend nuk ka nevojë për shkëmbime batutash, pa kripë e të sforcuara, me deputetët opozitarë të ardhur prej procedurës, por jo prej demokracisë, të cilëve zëri u dridhet e nuk rrinë dot as drejt në foltore kur kuvendojnë, duke të kujtuar me së shumti nxënësit e dobët para mësuesit. A nuk jeni lodhur duke përsëritur mekanikisht fjali pa kuptim e klishe si: ulemi per djalog, por jo per negociata? Po a nuk me thoni, cili është precedenti i rrezikshëm, i cili nuk duhet të ndodhë se ndryshe ndodh katastrofa me demokracinë?

Po si ka mundësi që rrini nëpër karrike duartrokisni edhe nuk mendoni që edhe pse është tërësisht fajtore, opozita që ka lënë shtëpinë, si një bashkëudhëtare e keqe, ju sërish nuk mund të largoheni nga detyrimi për të gjetur zgjidhje urgjente për të mirën e familjes tonë të përbashkët, Shqipërisë.

Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe, kurrësesi që është kundër një individi, qoftë ky edhe lideri i partisë. Ditmiri përcolli mendimin e shumë shqiptarëve me mendje të ftohtë e dy pare tru në kokë që kemi nevojë për zgjidhje e jo për karshillëk, retorikë, shaka që nuk bëjnë me kërkënd për të qeshur, përkundrazi trishtojnë. Nuk jemi pa zgjidhje, nëse mësojmë të dëgjojmë edhe pranojmë mendimin ndryshe.

https://www.facebook.com/irena.beqiraj/posts/10216444651140299

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë