Shkencë

“Mëndafshi i merimangës” është një mundësi për të pasur plastikë të qëndrueshme

Sipas studiuesve një material i krijuar nga laboratori, me bazë bimore i njëjtë me mëndafshin e merimangës, mund të zëvendësojë plastikat njëpërdorimshme për një sërë nën produktesh.
Materiali, i cili u zhvillua fillimisht si pjesë e një studimi të Universitetit të Kembrixhit, përdor një qasje të re me efikasitet për të mbledhur proteina bimore në materiale që imitojnë mëndafshin në një nivel molekular. Kjo bëhet duke replikuar strukturat e gjetura në mëndafshin e merimangës, një nga materialet më të forta në natyrë.
"Për shkak se të gjitha proteinat janë bërë nga zinxhirë polipeptidikë, në kushtet e duhura ne mund të bëjmë që proteinat bimore të ndërthuren së bashku,” tha profesori Tuomas Knowles.
Ai tha se kur merimangat endin rrjetat e tyre, proteinat e mëndafshit treten në një tretësirë ujore e cila grumbullohet në një fibër të fortë përmes procesit të tjerrjes, e cila kërkon energji minimale. Ngjashëm me merimangën, studiuesit duhej të gjenin një mënyrë për të shpërndarë proteinat bimore në mënyrë që ato të mund të ndërthuren për të imituar vetitë e mëndafshit të merimangës. Fatkeqësisht, proteinat bimore janë të tretshme dobët në ujë, por studiuesit zhvilluan një metodë miqësore me mjedisin dhe me efikasitet të energjisë për të shpërndarë izolimin e proteinave të sojës në një përzierje të ujit dhe acidit acetik.
Ayaka Kamada, autoria e studimit shpjegon se dihet shumë pak për vetë-montimin e proteinave dhe është emocionuese të identifikojmë se mund të gjejmë alternativa ndaj plastikës.
Studimi tregoi se materiali kishte forcë ekuivalente me plastikë inxhinierike me performancë të lartë, si polietileni me densitet të ulët. Marc Rodrigues Garcia, një tjetër studiues që mori pjesë në studim shpjegon se ata kanë punuar në mënyrë të kujdesshme për të arritur produktin.
"Në një farë mënyre kemi krijuar një rrjet merimange. Është emocionuese të jesh pjesë e këtij studimi ku dihet se ndër problemet më të mëdha në tokë është edhe plastika,” shtoi ai.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë