Lajme

Memaliaj, vetëhelmohet me fostoksinë 18-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vasjar të Tepelenës.

Një 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Bëhet fjalë për Mirela Betën, e cila kohët e fundit mësohet se ndodhej në gjendje depresive, pas humbjes së të fejuarit tre muaj më parë.

Kanë qenë prindërit e vajzës që e kanë gjetur atë në orët e para të mëngjesit të sotëm në gjendje të rëndë dhe më pas e kanë dërguar në spital.

Ajo ka shkuar në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga konsumimi i lëndëve helmuese.

I fejuari i saj ndërroi jetë tre muaj më parë, pas një aksidenti në punë, teksa punonte në ‘Bypassin’ e Levanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë