Ne rrjet

Meksi: PD u themelua më 12 dhjetor. Ëndrra do të realizohet

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi kujton 12 dhjetorin, si datën e themelimit të subjektit të parë politik opozitare, Partisë Demokratike. Si një nga themeluesit e kësaj partie që lindi nga lëvizja e studentëve të dhjetorit ’90, Meksi me anë të një postimi në Facebook se shpreson se që ëndrra e studentëve të Dhjetor ’90 të realizohet në ditën e sotme, pas 28 viteve.
“Si sot 28 vite më parë më 12 dhjetor 1990, e mërkurë dhe ajo, një grup studentësh, pedagogë dhe intelektualë në vijim të protestave studentore që filluan më 8 dhjetor e që vazhduan për 4 ditë e të mbështetura dhe nga dhjetëra mijëra qytetarë të Tiranës e të tjerë, themeluan Partinë Demokratike. Një Parti e të gjithëve, studentë, intelektualë e punonjës, e atyre që aspironin një Shqipëri të çliruar nga diktatura komuniste, një shtet të së drejtës e me Liri ekonomike, një Shqipëri si gjithë Evropa. Nuk besoj se kujtimet e atyre ditëve shlyhen nga kujtesa e pjesëmarrësve në protesta e mitingje. Unë jam i bindur se një ditë ëndrrat dhe shpresat e tyre do të realizohen. I Uroj gjithë miqve e dashamirëve e veçanërisht studentëve të djeshëm e të tanishëm Gëzuar 12 DHJETORIN e PD!”, shkruan Meksi në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë