Keshilla

Mediat sociale apo video-lojërat. Cilat janë më të dëmshme për shëndetin mendor?

Media sociale dhe TV janë më të dëmshme për shëndetin mendor të adoleshenteve sesa video-lojërat, thotë një studim i fundit. Adoleshentët që shpenzojnë shumë kohë në mediat sociale ose shikojnë shumë TV janë më të prekur nga depresioni në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që nuk janë pjesë e rrjeteve sociale. Mediat sociale dhe TV, këto dy aktivitete rrisin simptomat e depresionit tek adoleshentë më shumë se video lojërat në internet, ka sugjeruar studimi i fundit.

Si pjesë e studimit për të matur kohën e adoleshencës para ekraneve, një grup studiuesish nga Kanadaja analizuan të dhënat e fituara gjatë 4 viteve, duke përdorur një studim vjetor mbi një grup nxënësish të moshës 12-16 vjeç nga 31 shkolla.

Nga një total prej 3,826 adoleshentësh, 1,798 prej të cilëve ishin vajza, u kërkua që kohën e lirë ta kalonin në mediat sociale, dhe në TV, ndërsa pjesës tjetër të nxënësve u është caktuar që të kalojnë kohë në kompjuter dhe video lojra. Ata u kërkuan gjithashtu që të rendisin nivelet e vetmisë, mungesës së shpresës, trishtimit etj. – tre nga shtatë simptomat e njohura të depresionit. Studimi zbuloi se për çdo orë të shpenzuar duke përdorur mediat sociale, simptomat depresive u rritën në adoleshencë brenda të njëjtit vit, që korrespondon me një rritje prej 0.64 njësi.

Arsyeja për rritjen e simptomave i atribuohet vetëvlerësimit më të ulët dhe ndjenjës së pamjaftueshme. Koha e gjatë përpara instagramit, i shtyu të rinjtë të krahasonin veten me të tjerët, duke i bërë ata të ndjehen keq, përfundoi studimi. Profesor Patricia Conrod, i cili udhëhoqi grupin kërkimor, tha se koha e kaluar në mediat sociale është më e dëmshme sesa aktivitetet e tjera kompjuterike, dhe rrit gjasat për të shkaktuar depresion.

Studimi, i cili u botua në revistën “JAMA Pediatrics”, sugjeroi gjithashtu se video lojrat nuk shkaktojnë depresion tek të rinjtë. Elroy Boers, një studiues tjetër që ishte pjesë e studimit, përshkroi efektin e lumtur të videove lojrave në të rinjtë si një “aktivitet i këndshëm i kohës së lirë”, duke shtuar se rezultati i studimit ishte “i habitshëm”.

 

Më Shumë