Politike

Mediat saudite: Rama takoi të mërkurën princin arab në Athinë. Plan investimi miliona dollarësh në Shqipëri

Agjencia shtetërore saudite e lajmeve njoftoi se ditën e djeshme, në Athinë Princi i Kurorës dhe zv.Kryeministri i Arabisë Sadite, Mohammed bin Salman është takuar në Athinë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Zhvilluan një takim të zgjeruar në Athinë të Greqisë, të mërkurën, ku të dy palët diskutuan marrëdhëniet miqësore dhe mjetet e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si dhe mënyrat për t’i mbështetur dhe zhvilluar marrëdhëniet, krahas rishikimit të zhvillimeve dhe përpjekjeve rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në lajmin e dhënë nga agjencia saudite.

Artikulli thotë se “në takim u diskutuan edhe mënyrat për konsolidimin e partneritetit ekonomik mes dy vendeve dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy palëve në fushat politike, rritjen e investimeve dypalëshe dhe koordinimin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët”.

Në këtë drejtim, SPA njofton se “Kryeministri shqiptar shprehu vlerësimin e sinqertë për vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur vendin e tij me një shumë prej 50 milionë dollarësh dhe për synimin e Fondit të Investimeve Publike për të eksploruar shanset për investime në Shqipëri në vlerë prej 200-300 milionë dollarë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë