Ne rrjet

Mediat franceze: Në Shqipëri zgjedhje apo maskaradë?

Franca duket se i ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme zgjedhjeve lokale në Shqipëri, si një nga vendet më skeptikepër sa i përket anëtarësimit të vendit tonë në BE-
Radioja më e madhe franceze RFI dhe media më e madhe franceze, “Courrier de Balcans” kanë publikuar dy analiza të zgjedhuara për situatën politike në vendin tonë. Madje “RFI” i quan zgjedhjet lokale si maskaradë ndaj demokracisë.

Sot po votohet në Shqipëri, por është e pamundur të thuhet nëse bëhet fjalë për zgjedhje të vërteta bashkiake apo për maskaradë. Sipas deklaratave të qeverisë socialiste të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama dhe ato të disa anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, në datën 30 qershor zhvillohen zgjedhjet bashkiake. Por votimet janë anuluar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili aktualisht nuk i përket kampit socialist. Sipas Kushtetutës është Presidenti i Republikës ai që shpall datën e zgjedhjeve. Konkretisht Presidenti ka anuluar zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor dhe ka caktuar një datë tjetër, në tetor për zhvillimin e tyre”, shkrua radioja franceze.

“Por Rama insisiton se zgjedhjet bashkiake mbahen sot dhe data e tetorit është e pavlefshme, ndërsa për presidentin, votimi sot është i paligjshëm dhe votimi i vërtetë do të duhet të mbahet tetor. Opozita ka dalë e manifestuar prej disa kohësh kundër kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar ata për korrupsion, se ka blerë votat dhe për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Deputetët e opozitës u larguan nga parlamenti në shkurt 2019 dhe e kanë bojkotuar atë që atëherë. Në të njëjtën mënyrë, opozita po bojkoton edhe sot zgjedhjet bashkiake duke mos paraqitur asnjë kandidat, për rrjedhojë socialistët nuk do të kenë kundërshtarë në gjysmën e komunave dhe prandaj mendohet se do të arrijnë një fitore të madhe”, thekson kjo media.
Sipas saj aktualisht nuk ekziston një institucion i aftë për të luajtur rolin e arbitrit për zgjidhjen e krizës shqiptare. “E vetmja që do të kishte legjitimitetin për ta bërë këtë është Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ka funksionuar që nga viti 2018 për shkak të reformës gjyqësore. Për më tepër, komuniteti ndërkombëtar, shumë i pranishëm në Shqipëri, nuk kishte asnjë mekanizëm për të luajtur rolin e arbitrit. Nga ana tjetër, Këshilli i Evropës ka anulluar misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ndërkohë që OSBE/ODHIR po bën e vetme monitorimin e tyre. Kurse Bashkimi Evropian është mjaftuar duke kërkuar qetësinë në vend dhe në qëndrat e votimit. Partia Socialiste ka filluar një procedura për shkarkimin e Presidentit, gjë për të cilin ne nuk dihet sesi do të shkojë. Në këto rrethana, zgjidhja e krizës politike në Shqipëri duket shumë e largët”, shkruan “RFI”.

Ndërsa “Courrier des Balkans” ngre shqëtësimin se në 31 bashki ka vetëm një kandidat, duke e cilësuar edhe si arsye ose Këshilli i Evropës ka anuluar misionin e tij vëzhgues. “
“Shqipëria është e angazhuar në rrugën e integrimit evropian, vendi pret një datë të hapjes së negociatave me BE, por gjendet tashme përballë një dështimi të pluri-partitizmit dhe të demokracisë. Të dielën, duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore të anuluara nga Presidenti i Republikës, që i ka rivendosur ato për t’u zhvilluar 13 tetorin e ardhshëm. Ilir Meta ka thirrur të gjithë partitë politike të diskutojnë mbi këtë datë, por vetëm përfaqësuesit e opozitës kanë pranuar ta takojnë. Kryeministra Edi Rama refuzoi, duke këmbëngulur të ruajë votimin e 30 qershorit, dhe duke refuzuar për pasojë autoritetin kushtetues të Presidentit, i cili, është i vetmi që ka kompetencën për të thirrur zgjedhjet. Nga ana e saj, Partia Demokratike (PD, opozitë), kërkon një qeveri tranzicioni dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan gazeta e njohur. “Të shqetësuar se Shqipëria mund të japë një shembull të rrezikshëm, kancelaritë perëndimore kanë dënuar dhunën të një pjese të opozitës, por kanë qëndruar relativisht të heshtura mbi zhvillimin e votimin dhe bojkotin e opozitës. Për Bashkimin Evropian dhe për OSBE-në, qeveria e Edi Rama perceptohet gjithmonë si një “garant i stabilitetit” dhe nën këtë vlerësim, askush nuk dëshiron të përfshihet në çështjet e saj të brendshme”, shton ajo.



Sipas “Courrier de Balkans” delegacioni BE-së në Shqipëri, ashtu si dhe OSBE-ja kanë bërë thirrje të premte të “vetëpërmbahen nga çdo përballje dhe akt dhune”, por komunikimi i këtyre dy organizatave flet në mënyrë indirektë për “votën” e të dielës, pa përdorur saktësisht termin zgjedhje.

“Këshilli i Evropës e ka anuluar misionin vëzhgues të zgjedhjeve, për shkak të rreziqeve dhe mungesën e sigurisë në disa zona, si dhe mbi dyshimet që rrethojnë organizimin e zgjedhjeve. Këshilli vëre se 31 bashki mbi 61, ka vetëm një liste që i prezantohet për votim zgjedhësve dhe se është pra e vështire, në këto kondita, të parashikohet një garë e lirë dhe e hapur. Në Evropë, gjermanët i ndjekin nga afër zhvillimin e situatës në Shqipëri, kryesisht dhe në kuadër të procesit të Berlinit. Deputetë konservatorë CDU-CSU në Bundestag, kanë kërkuar disa herë që përfaqësuesit politikë shqiptarë të dyshuar të përfshirë në blerjen e votave të çohen para drejtësisë. Për ata, bëhet fjalë për një parakusht për hapjen e negociatave në integrimin e Shqipërisë drejt BE-së. Linja politike e Shteteve të Bashkuara duket e vështirë për t’u ndjekur. Një pjesë e nënpunësve të Departamentit të Shtetit, shpesh herë sfidues ndaj Presidentit Trump, vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Edi Ramës, ndërkohë që përfaqësuesi demokrat i Neë York, Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë i Kongresit, ka thirrur për dialog mes të gjitha palëve, duke bërë thirrje rreziqeve nga konfrontimet e dhunshme” , shkruan gazeta e njohur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë