Politike

‘Më shumë gjëra na bashkojnë sesa na ndajnë’/ Grupi ‘Bardhi’ dhe ‘Berisha’ në selinë e PD (kush mungoi dhe çfarë u diskutua)  

“Ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë”, tha kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi në mbledhjen ku u bashkuan deputetë të të gjitha rrymave në PD përjashto grupin që është zyrtarizuar me Lulzim Bashën kryetar.

“Një parti e fortë do duhet t’i përfshijë të gjithë flukset brenda vetes dhe ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë! Partia Demokratike ka nevojë për hapje reale, ka nevojë të korrigjojë veten, ka nevojë të njësohet me shumicën e shoqërisë shqiptare. Ajo ka nevojë ti përgjigjet nevojës që kanë qytetarët dhe të jetë zëri i asaj që shoqëria pret”, tha Bardhi. Ai përcaktoi edhe qëndrimin e diskutueshëm (deri më tash) ndaj drejtësisë.

“Ne nuk jemi në luftë me drejtësinë! Do ta mbështesim dhe nxisim atë pa komplekse që të zbatojë ligjin, por edhe do të themi të vërtetën para shqiptarëve sa herë që do të konstatojmë se peshorja e drejtësisë disbalancohet nga ndërhyrjet politike.

Lufta jonë e vërtetë është lufta pa kompromis dhe pa u lodhur për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Një model qeverisës i zhytur në korrupsion dhe krim. Në duhet ti japim vendit një qeveri dinjitoze, në shërbim të qytetarëve”, tha ai.

Gazment Bardhi drejtoi mbledhjen me Flamur Nokën në njërin krah dhe Ervin Salianjin në krahun tjetër. Në mbledhje online mori pjesë edhe Sali Berisha që ndodhet ne ‘arrest shtepie’   

Mbledhja e parë në selinë e PD u fokusua tek nevoja e zbritjes në bazë dhe organizimi për protestën e 20 shkurtit.

Kush ishte në mbledhje dhe kush mungoi:

1. Gazment Bardhi;

2. Jorida Tabaku (mungon arsye shendetesore);

3. Dhurata Çupi;

4. Saimir Korreshi; France (jashtë vendit)

5. Dashnor Sula;  Itali (jashtë vendit)

6. Lefter Geshtenja

7. Zheni Gjergji;

8. Qani Xhafa;

9. Helidon Bushati;

10. Ramadan Likaj;

11. Xhelal Mziut;

12. Flamur Hoxha; (Mungon)

13. Bledion Nallbati;

14. Agron Gjekmarkaj;

15. Ferdinand Xhaferaj; (mungon)

16. Ervin Salianji;

17. Ilda Dhori; (mungon)

18. Petrit Doda

19. Emilja Koliqi (mungon

20. Fatmir Mediu (PR);

21. Agron Duka (PAA);

22. Vangjel Dule (PBDNJ);

23. Dashamir Shehi (LZHK);

24. Greta Bardeli;

25. Ina Zhupa;

26. Isuf Çela;

27. Asllan Dogjani;

28. Bujar Leskaj;

29. Edi Paloka;

30. Kastriot Piroli; (mungon rast vdekje)

31. Lindita Metaliaj;

32. Ludovik Hasanaj;

33. Sorina Koti;

34. Tomorr Alizoti;

35. Edmond Spaho; (mungon arsye shendetesore)

36. Albana Vokshi;

37. Flamur Noka;

38. Oerd Bylykbashi;

39. Luan Baçi;

40. Tritan Shehu;

41. Sali Berisha; (online)

42. Kasem Mahmutaj;

43. Elda Hoti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë