Futboll

Më mirë se Zidane, Solari thyen rekordin 51-vjeçar te Real Madrid

Që pas largimit të Julen Lopetegui në stolin e Real Madrid është ulur Santiago Solari. Argjentinasi është përkohësisht në këtë pozicion nëse do i referohemi njoftimit që klubi madrilen. Por rezultatet që ka marrë Real Madrid nën drejtimin e Solarit të bëjnë të mendosh se nuk kemi të bëjmë me një trajner të përkohshëm. Janë tre ndeshje të Solarit në krye të Real Madrid, të treja të fituara me lehtësinë më të madhe të mundshme. Në fillim 4-0 me Melilla e vlefshëm për Kupën e Mbretit, më pas 2-0 kundër Valadolit dhe “qershia mbi tortë” kjo fitore në Ligën e Kampionëve, kundër Viktoria Plzen 5-0.

Për ta kuptuar më mirë punën që Solari ka bërë te Real Madrid, mjafton të përmendim se ka thyer një rekord 51-vjeçar në klubin “los blancos”. Asnjë trajner te “galaktikët” nuk kishte bërë më mirë se Solari që nga viti 1957.  Me 11 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në tre ndeshje, sigurisht që presidenti Perez mund t’i pezullojë përkohësisht kërkimet për trajner të ri.

Santiago Solari para se të kalonte në drejtimin e Real Madrid kishte qenë në krye të ekipit të të rinjve madrilen. Nga forma që skuadra “Los Blancos” po kalon por edhe niveli që tregon në fushën e lojës, nuk duhet të habitemi nëse Solari do të bëhet trajneri i përhershëm i ekipit, të paktën deri në fund të sezonit.

Vlen të kujtojmë se një histori të ngjashme te Real Madrid pati edhe Zinedin Zidane, që është futur në histori tanimë si një nga menaxherët më të mirë në historinë e këtij klubi. Solari në prezantimin e tij si trajner, gjënë e parë që tha pasi u pyet nga gazetarët, ishte se nëse të përsërisje Zidane në fushën e lojës ishte shumë vështirë, ndersa në bankinë është gati e pamundur. Me gjithëse e tha këtë fjali, argjentinasi është në rrugën e duhur për ta mbajtur Real Madrid sërish në maja, fundja lojtarët aty janë, mjafton motivimi dhe një organizim më i mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë