Ka ndodhur

Me heroinë, kokainë dhe para në makinë, prangoset 21-vjeçari në Durrës

Në Durrës, policia ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi është kapur me drogëra të forta në automjet.

Në pranga ka rënë F.K., pasi u konstatua gjatë kontrollit rutinë të efektivëve.

Në çantën e dorës, të riut iu gjetën 37 doza me lëndë narkotike heroinë, 26 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi vlere monetare prej 143.000 lekë të reja, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Benz”, me të cilën ky shtetas po lëvizte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë