Policia e Himarës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi qarkullonte me lëndë narkotike në makinë.
Policia thotë se pas informacioneve të marra se në qytetin e Himarës po qarkullonte një automjet i dyshimtë, menjëherë janë vënë në ndjekje të automjetit.
Në tentativë për t’u larguar dhe për t’i shpëtuar policisë, drejtuesi i automjetit “Ford Fiesta” e ka hedhur nga automjeti lëndën narkotike, pranë zonës bregdetare të quajtur “Livadh”.
Mësohet se në pranga është vënë në pranga 26-vjeçari K. P., banues në Shkodër.
Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 13 kg cannabis sativa; një automjet “Ford Fiesta”; një sasi parash prej 2400 eurosh.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.