Ka ndodhur

Me armë dhe municion në banesë, në pranga 34-vjeçari në Selenicë

Një 34-vjeçar ka rënë në pranga, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur 35 kapsolla detonatorë dhe një armë gjahu teke.

Policia thotë se është arrestuar shtetasi L.Xh., ndaj të cilit kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Vlorës.

Ndërkohë në Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T,, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lendë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë