Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar një rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.
Policia thotë se është proceduar penalisht një 27-vjeçar dhe ka sekuestruar 20000 euro.
Siç njofton policia, i riu me inicialet F. K., banues në Durrës, është ndaluar në tentativë për të kaluar kufirin, përmes aeroportit të Rinasit, teksa në çantën e shpinës mbante paratë.
Gjatë kontrollit të ushtruar, 27-vjeçarit iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.