Ka ndodhur

Tragjedi në plazhin e Vilë-Bashtovës: Mbytet babai dhe dy djemtë e tij të mitur. Bregu s’ka roje bregdetare (foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë. Babai 50 vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, të moshave 13 dhe 15 vjeç janë mbytur.

Sipas dëshmitarëve okularë, fillimisht babai dhe pastaj edhe djali i madh, kanë hyrë për të shpëtuar të voglin. Por në fund asnjëri prej të treve nuk ka mundur të dalë i gjallë. Njerëz të pranishëm i kanë shkuar në ndihmë, por gjithçka ka qenë e pamundur edhe për shkak të detit të trazuar të kësaj të diele.

"Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (babai shtetasi 50-vjeç, Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana). Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare", thuhet në njoftimin e policisë.

Shapka e njërit prej fëmijëve të mbytur këtë të diel në plazhin e Vilë Bashtovës
Trupat e pajetë të viktimave dërgohen nga urgjenca për në morg

Dëshmitarët okularë kanë treguar se ambulanca mbërriti në vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë. Është lajmëruar policia dhe ambulanca e qendrës më të afërt, asaj të Spillesë, por ka qenë shumë vonë sepse tre personat që u mbytën në det kanë qenë të pajetë.

Edhe gjatë kohës së plazhit, raportohet se nuk ka pasur asnjë roje bregdetare. Zona ka një infrastukturë të keqe dhe duhet rreth 40 minuta që të vish deri në bregdet nga Kavaja. Kjo zonë bregdetare është shumë e rrezikshme jo vetëm për personat që nuk dinë not, por edhe për ata që janë notarë shumë të mirë. Kjo sepse është e të vështirë për të bërë plazh, pasi është një zonë me rryma dhe të tërheq deti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë