Rend dhe Ligj

Mbollën 1100 rrënjë kanabis në Mallakastër, 3 në pranga dhe një në kërkim

Sekuestrohen 5 kilogramë kanabis sativa, gjatë një operacioni antidrogë në Mallakastër, si dhe disa fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, duke vënë në pranga tre persona dhe një tjetër në kërkim. Bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe si rezultat i organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, u bë arrestimi i I. L., 45 vjeç, banues në Aranitas, Mallakastër; A. T., 54 vjeç, banues në Baltëz, Fier dhe F. L., 17 vjeç, banues në Baltëz, Fier. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, shtetasit A. T., iu gjetën dhe sekuestruan rreth 5 kg lëndë narkotike kanabis sativa. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e babait të 17-vjeçarit, shtetasit A. L., 52 vjeç

Konkretisht në 3 operacionet e ndryshme u gjetën dhe asgjësuan 950 rrënjën kanabis, 120 rrënjë dhe 31 rrënjë kanabis sativa. Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë