Lajme

Mbledhja e parë për reformën zgjedhore, ndryshimi i sistemit mbetet në tavolinë

Këshilli Politik i ngritur sipas marrëveshjes së nënshkruar më 14 mars mes opozitës dhe mazhorancës u mblodh këtë të enjte për herë të parë.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në këtë Këshill, Oerd Bylykbashi foli për një dakordësi dhe përputhje të plotë mes prioriteteve të vendosura nga të gjitha palët me rekomandimet e vendosura nga OSBE/ODIHR në raportet e saj ndër vite për zgjedhjet shqiptare.

Bylykbashi vuri theksin tek konsensusi dhe rëndësia që palët t’i qëndrojnë deri në fund zotimit për konsensus.

“Ky Këshill autorizon përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus. Ky konsensus duhet të qendrojë deri në momentin e miratimit, siç është dakortësuar në dokumentin e kompromisit dhe ajo që ne bëmë të ditur, qendrimin e opozitës së bashkuar, i cili do të bëhet publik është prioriteti i çështjeve, që pëpruthet 100% me prioritetet që përcakton OSBE/ODIHR”, tha ai.

Damian Gjiknuri, si përfaqësues i Partisë Socialiste nuk përjashtoi mundësinë që Këshilli Politik të zhvillojë mbledhje të përditshme për të mundësuar që brenda datës 15 mars, që është vënë edhe afati kohor përfundimtar të ketë një draft për reformën zgjedhore që do t’i kalojë për miratim Kuvendit.

Ndërkohë, si përfaqësuese e deputetëve opozitarë në Parlament, Rudina Hajdari deklaroi para nisjes së takimit të parë të këtij këshilli se ndryshimi i sistemit nuk përjashtohet.

Në këtë takim, veç Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit merrnin pjesë edhe Mesila Doda si përfaqësuese e PDIU-së, Fatmir Mediu i Partisë Republikane dhe Vangjel Dule i PBDNj-së.

Ndërkohë, në këtë takim të parë, opozita ka paraqitur qëndrimin e saj me shtatë pika:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë