Menaxhim

Mbledhja e fundit e qeverisë, falen gjobat e papaguara të policisë, IKMT-së dhe AKU-së

Nga Gazeta ‘SI’ – Në mbledhjen e fundit të qeverisë Rama, 48 orë para zgjedhjeve, është miratuar falja e gjobave për shtesat pa leje të ndërtimeve dhe të tjera.

Sipas vendimit, çdo gjobë e vënë prej 2015-s për shtesa me qëllime banimi apo përpunim blegtoral e bujqësor, gjobë nga policia Bashkiake, policia e Shtetit dhe autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të falet.

Këto institucione brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listën e individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë ndaj të cilëve nga ky organ është vendosur, përkatësisht, masë administrative, e cila rezulton e paekzekutuar.

Kur drafti u propozua nga socialistët në dhjetor të 2024-s, demokratët krijuan kaos në Kuvend, duke e quajtur një “kartë elektorale”. Socialistët pretenduan se është një “korrigjim” i gabimit që vetë ata bënë një dekadë më parë, kur penaliteti për këto shkelje u vendos tepër i lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë