Politike

Qeveria fshiu gjobat vendore të 9 viteve, PD: U shkel Kodi Zgjedhor

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike e ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për shkelje të Kodit Zgjedhor në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, duke e cilësuar si një veprim të paligjshëm vendimin për faljen e gjobave.

Sipas PD-së, firmosja e një amnistie të gjerë e gjobave për faturat e papaguara nga kryeministri përbën përpjekje për të ndikuar te votuesit dhe për të përdorur shtetin në funksion të partisë.

PD gjithashtu kritikoi edhe mosreagimin e institucioneve si KQZ, SPAK dhe Prokuroria.

PD theksoi se amnistia është pjesë e programit të saj, por vetëm për shtresat në nevojë dhe jo në shkelje të ligjit. Deklarata përfundon duke akuzuar Edi Ramën për mashtrim publik dhe shpërfillje të standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve.

(Qeveria shqiptare miratoi ditën e sotme një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Vendimi, i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.)


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë