Parlamenti shqiptar votoi dje me shumicë votash paketën anti-shpifje, një ligj i propozuar nga qeveria, që sipas saj ka si synim rregullimin e mediave audio-vizive dhe online.
Paketa u kundërshtua gjatë nga përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, Harlem Desir dhe më pas u mbështet prej tij duke thënë se nuk cenohet liria e fjalës së lirë. Por Desir, pak orë pasi Kuvendi miratoi ligjin që është kundërshtuar nga të gjitha organizatat mediatike dhe kominitetii gazetarëve, ka reaguar sërish.
Këtë herë përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, ka mbështetur pa kushte vetë-rrregullimin në Maqedoninë e Veriut, duke harruar se pak orë më parë ishte pro rregullimit me ligj të mediave online dhe jo vetëm në Shqipëri.
Sipas zyrës së OSBE në Vienë, “Désir shprehu mbështetjen e tij për vetë-rregullimin e mediave online në Maqedoninë e Veriut, i cili u njoftua sot nga Këshilli i Etikës së Medias së bashku me Shoqatën e Gazetarët e Maqedonisë dhe Dhoma Ekonomike”. “Vetë-rregullimi i mediave është një mekanizëm i dobishëm për promovimin e informacionit cilësor, ruajtjen e lirisë së editorialit dhe forcimin e besueshmërisë së mediave,” tha Désir.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.