Konkursi i parë Miss Inteligjenca Artificiale ka përzgjedhur më të bukurën e këtij edicioni të parë në botë. Një aktiviste dhe influencer marokene është kurorëzuar fituese.
Kenza Layli është një influencer për stilin e jetesës që ndërthur bukurinë, zgjuarsinë dhe magjinë e Inteligjencës Artificiale. Ajo shpjegon në një video se pavarësisht se nuk emocionohet si një person real, u krijua për të kryesuar renditjen duke mundur 1500 bukuroshe të tjera të modifikuara përmes teknologjisë.

Kenza fitoi çmimin prej 20 mijë dollarësh që i shkon krijuesit të saj, një ekzekutivi teknologjie nga Maroku.
Paneli i gjyqtarëve përbëhej nga ekspertë realë dhe kompjuterikë që i ndanë krijimet në kategoritë e bukurisë, teknologjisë dhe prezencës në rrjetet sociale.


Në treshen kryesore hynë edhe francezja Lalina Valina dhe portugezja Olivia C.
Ky konkurs, i pari në llojin e tij u hap në muajin prill nga Fanvue Ëorld AI Creator Aëards që ftoi përdorues të Inteligjencës Artificiale nga e gjithë bota për të treguar aftësitë programuese dhe për të formësuar një të ardhme të bukur për komunitetin teknologjik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.