Arsim

Matura shtetërore/ Kalueshmëria dhe nota mesatare për vitin 2022 e njëjtë me atë të vitit të shkuar

Provimet e maturës shtetërore nuk kaluan pa zhurmë edhe për vitin 2022. Duke nisur nga dalja e tezave vetëm pak minuta pasi nxënësit hynë në provim e duke vijuar me pakënaqësitë në rrjetet sociale.
Në një vëzhgim gjatë ditës së premte, Gazetasi.al konstatoi se dalja e tezave i kishte demoralizuar maturantët ekselentë. Ata nuk ishin të kënaqur që barazoheshin me nxënësit e tjerë që kishin kopjuar.

Por në një krahasim që bëri Gazeta "Si", rezulton se niveli i kalueshmërisë apo i notës mesatare nuk ka ndryshuar shumë që nga viti i shkuar.


Sipas të dhënave për gjuhën shqipe gjatë këtij viti niveli i kalueshmërisë në rang vendi ishte 98.71% ndërsa në vitin 2021, ishte 99.00%, duke pasur një ulje shumë të vogël numri.

Për lëndën e matematikës vërehet një ulje 4.69 nga viti 2021 në vitin 2022. Përkatësisht për vitin e shkuar niveli i kalueshmërisë ka qenë 98.89%, ndërsa për vitin 2022 ishte 94.20%.

LEXO EDHE:
- Dalin notat e provimeve me zgjedhje, kanë ngelur 1.144 maturantë. Kushi shuan dyshimet për testin e Biologjisë
- Dështoi protesta e maturantëve, Ministrja Kushi e ‘anulon’ me publikimin e notave të lëndëve me zgjedhje
- PD fton maturantët të protestojnë më 7 korrik

Gjithashtu ka pasur një ulje pikësh edhe për Gjuhën e Huaj. Nga 99.05% që ka qenë në vitin 2021, gjatë këtij viti arriti në 97.11%.

Ndërsa për lëndët me zgjedhje ka pasur një ulje me 2.93. Përkatësisht gjatë vitit 2021 niveli i kalueshmërisë ka qenë 99.05%, ndërsa këtë vit ishte 96.12%.

Ndërkaq për të dyja vitet nota mesatare është e njëjtë. Gjatë vlerësimeve të QSHA nota mesatare e përgjithshme në të gjitha lëndët për vitin 2021, mbetej 7-a. E njëjta gjë vërehet edhe gjatë këtij viti (të dhënat janë marrë nga portali studentor).

Në maturën e vitit 2022, duket se maturantët dolën më mirë në Gjuhën e Huaj, ashtu siç pretendonin dhe treguan më herët në prononcime për Gazetasi.al, sesa në Gjuhën Shqipe.
Gjatë këtij viti vetëm 4 nxënës arritën të merrnin notën 10, përkundrejt Gjuhës së Huaj ku dolën ekselentë rreth 611 nxënës.

Çfarë thanë ekspertët?

Nisur nga dalja e tezave, eksperti i arsimit Fatmir Vejsiu i ka thënë Gazetasi.al se duhen identifikuar notat e maturantëve gjatë vitit dhe në provimet përfundimtare. Kështu ekspertët e arsimit do të kenë një analizë të qartë nëse notat kanë qenë fiktive apo jo.

LEXO EDHE:
- Me telefon në klasë, provimet e maturës ishin kolektive”; Rrëfimet e maturantëve dhe zhgënjimi i nxënësve ekselentë
- Dalja e tezave të maturës, eksperti: Fotografuesit ‘ndihmohen’ nga mësuesit dhe autoritetet
- Provimi i gjuhës së huaj, maturantët janë optimistë: Kemi bërë kurse për shumë vite


Matura shtetërore vitit 2022 rikthehu edhe një herë vëmendjen tek protestat e nxënësve. Por protestat e tyre mbetën në rrjete sociale. Njësoj si në vitin 2020, kur nisën të gjenin mësuesit që kishin hartuar provimet, asokohe atë të Letërsisë, edhe këtë vit pretendonin një rikthim të provimeve. Por dalja e tezave përpara daljes së tyre në shesh anuloi gjithçka.

Pas një sërë polemikash, ku shumëçka mbeti e pasqaruar në këtë maturë, ajo që çfarë ende nuk dimë është “përse çdo vit nuk ka siguri për tezat e provimeve dhe çdokush mund t’i gjejë kudo?”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë