Arsim

Dalin notat e provimeve me zgjedhje, kanë ngelur 1.144 maturantë. Kushi shuan dyshimet për testin e Biologjisë

Gazeta Si - Këtë të hënë janë publikuar notat e provimeve me zgjedhje në të gjithë vendin. Mësohet se tek ky provim kanë ngelur 1.144 maturantë.

Ndërsa 128 të tjerë kanë rezultuar ekselentë, pasi kanë marrë notën 10.

Kalueshmëria për këtë provim është 96.16%, ndërsa nota mesatare është 7.52.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi pas provimit të fundit të maturës, është përgjigjur për dyshimet e shfaqura në lidhje me atë të biologjisë.

Kushi është shprehur e kënaqur me rezultatet dhe thekson se pas një pune konsultuese dhe vlerësuese intensive disa ditore me mësues dhe ekspertë të fushës, u bë vlerësimi i cilësisë së testit.

Kushi shprehet se shumë prej maturantëve kanë shkëlqyer, madje përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit.

Ministrja thekson se pas vlerësimit të bërë, është konfirmuar që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë.

“Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës. Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë”, u shpreh ndër të tjera ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë