Politike

PD fton maturantët të protestojnë më 7 korrik

Pas dështimit të protestës së paralajmëruar nga maturantët, Partia Demokratike i ka ftuar ata që të bëhen pjesë e protestës së 7 korrikut.

“Testi i Maturës është një tjetër tregues i paaftësisë së qeverisë.

Indinjata e tyre, është shenjë se të rinjtë  janë gati t’i thonë mjaft kësaj paaftësie që u bëhet barrë.

Deputetët e Partisë Demokratike në një interpelancë me ministren e Arsimit, prej muajsh kanë kërkuar teste pilot për të parandaluar atë që po ndodh sot.

Në ngut e sipër, duke shpërfillur thelbin dhe lartësuar propagandën, Qeveria ka harruar se kjo maturë del nga 2 vite pandemi.

Një administratë që e bën punën dhe e ka nxënësin në qendër të programeve dhe shqetësimeve, duhet ta kishte marrë parasysh këtë.

Kjo pandjeshmëri ka çuar në këtë kolaps.

Partia Demokratike mbështet të drejtën e maturantëve për protestë, dhe u kërkon t’a mbajnë zërin lart, me forcën dhe idealizmin e moshës.

I bëjmë thirrje qeverisë të punojë për zgjidhjet, jo të fshihet e të justifikohet...”, tha përmes një konference për shtyp anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari. Më tej ai shtoi:

“I bëjmë thirrje maturantëve, studentëve, dhe të gjithë të rinjve, që t’i bashkohen protestës së Frontit të Shpëtimit Kombëtar më 7 korrik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë