Matteo Salvini u shfaqet mbështetësive të tij si një njeri i besës, si një politikan që e çon deri në fund atë që thotë. Atij i pëlqen të shfaqet si kabineti i ri i “anijes së politikës italiane”, duke kritikuar BE-në nga faqja e tij në Facebook, duke sulmuar magjistratët, duke bllokuar ankorimin e anijes Diciotti apo duke dhuruar një puthje pasiononte nga Festivali i Filmit të Venecias.
Ka një tjetër Salvini që është më pak i njohur për publikun, ndjekësit apo kritikët e tij. Një politikan që u bashkua me Lega Nord në moshën 17 vjeçare, hyri në këshillin e qytetit të Milanos në vitin 1993 dhe doli njëzet vjet më vonë për t’u bërë Ministër i Brendshëm. Si shumë politikanë të tjerë, edhe ai është një kameleon, që bën shpesh të kundërtën e asaj që thotë. Dikush që ka një fjalë të ndryshme për çdo audiencë, sidomos për ndjekësit e tij në Facebook, që sillen në shumicën e rasteve si ekstremistë. Transformim pas transformimi, Salvini udhëhoqi partinë e tij drejt karrigeve në qeveri, për të kërkuar hegjemoninë kulturore dhe dëbimin e emigrantëve. Megjithatë pas verës, Salvini pritet të ndryshojë kostumin, për të ndryshuar më pas lëkurën.
Giovanni Tizian dhe Stefano Vergine, reporterët e gazetës italiane L’Espresso kanë ndjekur prej kohësh gjurmët e parave të Lega Nord, duke zbuluar shoqatat dhe fondacionet që përfaqësojnë sistemin kulturor, organizativ dhe financiar të Lega-s së re. Nga ku vinin paratë e nga partisë së Zëvdënskryeministrit të Italisë? Kush ishte duke gënjyer rreth asociacionit të përfshirë në financimin e Lega Nord? L'Espresso zbërtheu praktikat financiare të partisë qeveritare italiane dhe zbuloi mospërputhjet që nxitën prokurorët e Romës dhe Xhenovas të nisnin investigimet. Pasi këtij hetimi, partia e Salvinit u shpall fajtore për mashtrim në dëm të shtetit. Partia e ministrit të Brendshëm arriti mes skandalit politik një marrëveshje me prokurorinë e Xhenovas, sipas të cilës borxhi prej 49 milionë euro ndaj shtetit italian, do të shlyhet me këste për 80 vjet. Edhe pse në fillim mohoi çdo akuzë, ai ra dakort që Legas t’i sekuestroheshin 600 mijë euro në vit, ndërsa avokatët kanë pranuar hapjen e një llogarie bankare ku do të hidhet shuma deri sa të arrihet totali prej 49 milionë eurosh.
Ndoshta Lega do të arrijë të mbledhë paratë duke dhënë me qera ambientet e selisë së saj. Por ndryshimi i qendimit të Salvinit pas vendimit të Gjykatës Supreme nga nevoja për mbijetesës. Gazeta ka ndjekur gjithashtu edhe metamorfozën politike të Lega Nord në territoret e Italisë së Jugut, për të zbuluar se partia e Salvinit po ndjek një politikë që shkon kundërt idealeve fillestare të partisë.
Themelet e krijimit të Lega Nord u hodhën nga Umberto Bossi në fillim të viteve '80, kur qytetarët e rajonit të Lombardisë filluan të kërkonin më shumë autonomi nga qeveria dhe uljen e taksave. Por zgjerimi i partisë së Salvinit në Jug ndjek rrugën e kundërt, ajo ka hequr dorë nga kërkesat për mbrojtjen e qytetarëve kundër politikës, pasi tani nuk përfaqëson me partinë, por shtetin. Tanimë Salvini nuk është kreu i Lega Nord por ministër i brendshëm dhe “burri i fortë” i qeverisë.
Salvini po ndryshon sërish lëkurë dhe kësaj radhe në zemër të fuqisë evropiane. Europa, që kemi njohur në rrethanat politike të gjashtëdhjetë viteve të fundit, nuk është më. Tanimë po merr formë, Europa e populistëve. Votimi në Parlamentin e BE-së në favor të mocionit të dënimit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, do të kujtohet në histori si akti i fundit i europianizmit të vjetër. PPE, aleanca partiake e Parlamentin Europian ku bën pjesë Orban, ndodhet mes një dileme të madhe: të dalë kundër akuzave të Orbanit ashtu si Salvini, apo t’i mbështesë. Salvini duket se është duke“ndryshuar lëkurën” për ta çuar Lega Nord në zemër të PPE-së, për të çarmatosur BE-në dhe për të fituar zemrën e Europës. Për historianin Giovanni Orsina, Lega nuk është thjesht partia e krahut të djathtë, por qendra e re e politikës italiane. Dhe mund të jetë e vërtetë, duke parë duartrokitjet e italianëve për Salvinin. Shumë mendojnë se falë inteligjencës politike dhe aftësinë drejtuese, Salvini do t’i udhëheqë drejt të ardhmes. Për pasojë, ai nuk ka ndryshuar vetëm lëkurën, por edhe një pjesë të vendit./L'Espresso/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.