Policia e Fierit ka arrestuar një 27-vjeçar, drejtues i një fondacioni me qendër në Tiranë, i cili krahas ndihmave për fondacionin, në mënyrë abuzive mashtronte njerëzit, duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti.
Bëhet me dije se është proceduar penalisht shtetasi Ajet Shira, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Siç njofton policia, 27-vjeçari, duke qenë drejtues i një fondacioni me qendër në Tiranë, është autor i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, pasi ky shtetas, në emër të fondacionit mblidhte ndihma për të prekurit nga tërmeti, por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto ndihma nuk kanë shkuar për të prekurit nga tërmeti, por në llogari të fondacionit të tij.
Gjatë ditës së djeshme, pranë një qendre tregtare në Fier, dy shtetase janë kapur duke mbledhur vlera monetare për njerëzit e prekur nga tërmeti, duke mashtruar në emër të këtij fondacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.