Lajme

Mashtronin me TVSH e falsifikonin vula, 4 të arrestuar në kryeqytet

Në sajë të operacionit policor “Informaliteti 2”, 4 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në vijim të planit të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, janë vënë në pranga këto shtetas:
A. R., 46 vjeç, A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë