Rend dhe Ligj

Masakroi me thikë nënën, Olsi Çekiçi shfaqet i qetë para Gjykatës

Ka dalë sot përpara Gjykatës për masë sigurie 44 vjeçari me probleme mendore, Olsi Çekiçi, i njohur ndryshe si “Lorja”, i cili i preu kokën nënës së tij, 70 vjeçares Firdes Çekiçi. Nga pamjet e siguruara nga seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura, ai duket i qetë i rrethuar nga tre policë.

I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore. Gjykata e la arrest me burg 44 vjeçarin.

https://streamable.com/6ajsjn

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë e ndodhur katër ditë më parë në Bucimas të Pogradecit, nisi për një telefon, ku autori ka dashur të vrasë vajzën 15 vjeç, por ka ndërhyrë nëna e tij për të mbrojtur mbesën e mitur. Kjo e fundit ka parë që i ati, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, po sulmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi, dhe ka njoftuar me telefon policinë, duke u larguar menjëherë nga banesa me një biçikletë nga frika.

Patrulla e Përgjithshme është nisur drejt adresës që iu ka dhënë adoleshentja, ku kanë gjetur autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllain, teksa e ëma kishte ndërruar jetë. Ndërhyrja e menjëhershme e patrullës bëri që ngjarja të mos kishte përmasa edhe më të mëdha.

Paraprakisht u mësua se 44-vjecari vuante nga probleme të shëndetit mendor, por nuk pranonte të merrte mjekim. Po ashtu edhe i vëllai vuante nga probleme mendore. Sipas së bijës 15-vjeçare, i ati e ndiqte gjyshen nëpër shtëpi me thikë dhe i thoshte “boll jetove”.

44-vjeçari dyshohej se përdorte edhe lëndë narkotike. Ai ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje në vitin 2013, ndërsa prej vitit 2017 ai ishte kthyer në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë