Mendim

Masakra e Pragës: David Kozak, terroristi i armatosur nga politika

Nga Fabrizio Gatti “Europa Today”-Në vend se të mendonte për jetën, David Kozak, vetëm 24 vjeç, planifikoi vdekjen e shumë njerëzve. Dhe pasi vrau të atin, ia doli të realizojë planin e tij të tmerrshëm:vrau 14 të pafajshëm si në një lojë video në kompjuter, plagosi rëndë 9 të tjerë, ndërsa shumë

turistë dhe studentë vrapuan të shokuar rrugëve dhe korridoreve të Universitetit të Pragës.

Në fund ishte vetëm plumbi që e ndaloi. Tani le të imagjinojmë që në vend të armës automatike, të pajisur me një stativ trekëmbësh, dylbi dhe me një karikator të madh,

David Kozak të kishte në dispozicion vetëm një thikë kuzhine. Një thikë me një teh të thjeshtë, si ato që përdorim çdo ditë në shtëpitë tona.

Ndoshta do ta kishte vrarë babanë e tij. Me gjasë do të kishte sulmuar disa studentë. Por

e sigurt është se nuk do të përballeshim me një masakër të madhe sa ajo e shkaktuar nga

një armë automatike. Dikush e ka përdorur si një armë mendjen e tij paranojake.

Dhe ky dikush është mjerisht shteti, gjithnjë nëse është e vërtetë, siç po shihet nga hetimet e para, që terroristi zotëronte me leje disa armë. Nuk është rastësi që tragjedia ndodhi në Republikën Çeke, shteti evropian ku qytetarët e kanë shumë të lehtë të blejnë armë dhe t’i mbajnë ato edhe në ambiente publike.

Ideja është që mbajtja e lirshme e pistoletave, automatikëve dhe pushkëve i mbron njerëzit nga krimi. Madje modeli çek paraqitet si një model referues nga lobistët e kompanive prodhuese të armëve, që sillen vërdallë nëpër korridoret e Bashkimit Evropian, në përpjekje për të nxitur miratimin e ligjeve më tolerante ndaj mbajtjes së armëve të zjarrit.

Që organet e sigurisë së një shteti të jenë të armatosura, që nga policia lokale, deri tek forcat

e ushtrisë, kjo është një garanci për lirinë e të gjithë qytetarëve. Dhe është normale që përfaqësuesit e prodhuesve të armëve të përpiqen t’i nxisin shtetet të përditësojnë furnizimet e tyre.

Por nëse e shtrijmë këtë fuqi tek banorët individualë, e rritim rrezikun që jo të gjithë të jenë në lartësinë e këtij roli. Politikanët që kanë miratuar qarkullimin e lirë të armëve, apo që përpiqen ta miratojnë atë në vende ku është ende e ndaluar (siç për shembull në Itali),

nuk mund të garantojnë se të gjithë mbajtësit e një arme janë mendërisht të ekuilibruar

dhe të arsyeshëm.

Apo që do të jenë gjithmonë të tillë edhe në të ardhshmen. Viktimat e David Kozak tregojnë se kontrollet, nëse kanë ekzistuar ndonjëherë, nuk i ndalojnë abuzimet, vrasjet dhe masakrat. Verën e kaluar Alessia Capasso raportoi nga Brukseli për Today.it mbi aktivitetin e Firearms United, një nga lobet më aktive të armëve në botë.

Modelet e kësaj organizate janë jo rastësisht Republika Çeke dhe Shtetet e Bashkuara. Përveç masakrës së fundit në Pragë, precedentët e ndodhur në SHBA, duhet të shkurajojnë çdo ide mbi një drejtësi vetjake të bazuar tek përhapja e armëve në popullatë.

Gjatë 7 viteve, midis vitit 2015 dhe vitit 2022, 19.000 njerëz në Shtetet e Bashkuara u goditën, plagosën ose humbën jetën nga të shtënat masive:pra gjatë një sulmi të qëllimshëm, dhe si jo ​​një reagim për vetëmbrojtje. Dhe vetëm në vitin 2021, pati 48.830 viktima nga armët e zjarrit (të mbledhura nga shoqata Everytoën).

Nuk ka asgjë dyshim se kjo masakër e rëndë nuk e zvogëloi kriminalitetin në Shtetet e Bashkuara. Ai vetëm sa e shtoi rrezikun për t’u vrarë. Në shkollë, në universitete, gjatë blerjes në qendrat tregtare dhe supermarkete.

Siç kishte ndodhur tashmë në Republikën Çeke. Në qytetin Uhersky Brod  në vitin 2015,  një klienti në një restorant qëlloi për vdekje 7 burra dhe 1 grua, dhe pastaj vrau veten. Në vitin 2019 në Ostrava, një burrë vrau 7 persona në dhomën e pritjes së një spitali.

Aktualisht rezultojnë zyrtarisht të armatosur mbi 307 mijë shtetas çekë, në një popullsi prej 10 milionë banorësh. Ata zotërojnë më shumë se 900 mijë armë zjarri. Dhe njëri prej tyre, sapo i ka ofruar më shumë viktima politikës së drejtësisë vetjake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë