Politike

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata Kushtetuese i kërkon qeverisë të paraqesë provat ku është bazuar

Nga Gazeta Si- Këtë të enjte është mbajtur seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet marrëveshja midis Shqipërisë dhe Italisë për transferimin e emigrantëve në Shëngjin. Në fund të kësaj seance, Gjykata Kushtetuese kërkon nga Këshilli i Ministrave paraqitjen e provave, përfshirë këtu traktatin e miqësisë së vitit 1995, mbi të cilën pretendohet se është nënshkruar marrëveshja midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes së saj italiane, Giorgia Meloni.

 “Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata konstatoi se subjekti i interesuar Këshilli i Ministrave ka prapësuar se Protokolli i Bashkëpunimit është lidhur bazuar në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë i vitit 1995. Në këto rrethana, Gjykata bazuar në nenin 44/a të ligjit organik të saj vlerësoi se shqyrtimi i këtij Traktati është i nevojshëm për hetimin e plotë të çështjes, ndaj vendosi t’i kërkojë Këshillit të Ministrave paraqitjen e kësaj prove dhe për këtë shkak, seanca plenare e radhës do të zhvillohet në datën 24.01.2024, ora 11.30”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa opozita ka kërkuar që të merret edhe një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Gjykata është shprehur e rezervuar për t’u shprehur në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

“Sa i takon kërkesës së grupit të deputetëve për marrjen e opinionit këshillimor nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Gjykata vendosi të rezervohet për t’u shprehur në përfundim të shqyrtimit gjyqësor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë