Politike

Marrëveshja për refugjatët, Rama: Miqtë e PD-së italiane thonë se është e gabuar, u them se ajo është thjesht e drejtë

Pas lajmeve të publikuara në mediat italiane se Partia Demokratike në Itali do të kërkonte përjashtimin e Edi Ramën nga Partia Socialiste Evropiane, ku pati një tërheqje të mëvonshme nga vetë ajo forcë politike, ka reaguar kreu i qeverisë shqiptare.

Rama reagon në gjuhën italiane në platformën X, duke nënvizuar ndër radhë se marrëveshja nuk duhet parë as si e majtë apo si e djathtë, por thjesht e drejtë

“Në gazeta u përhap lajmi se miqtë e PD-së italiane donin të më përjashtonin nga Partia Socialiste Europiane dhe më pas ata vetë e mohuan me njëfarë vonese, por duke nënvizuar se marrëveshja që bëri Shqipëria me qeverinë italiane është e gabuar në të gjitha këndvështrimet, pikërisht të njëjtën gjë thonë PD-të e shumta të së djathtës shqiptare që po luftojnë për të drejtën e të njëjtit emër pas ndarjeve.

Sigurisht që do të më mungojë aftësia për të parë këndvështrimet e shumta të të gjitha këtyre PD-ve, por në respekt të plotë të PD-së italiane do të doja të përsërisja këndvështrimin tim të vetëm: Përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë, ku askush në Evropë se ka një zgjidhje që mund të pranohet nga të gjithë, ndoshta nuk është më e mira, por sigurisht është minimumi që Shqipëria mund të bëjë! Nëse kjo nuk është një e majtë në Itali, durim sepse duket se kjo nuk është as e djathtë në Shqipëri. Ndoshta është thjesht e drejtë.

(Më vjen keq që nuk mund të takohem me miqtë e mi italianë në Samitin e PSE në Malaga, sepse jam në Forumin e Paqes në Paris, por shpresoj që diskutimi mbi çështjen gjithnjë e më të mprehtë të emigracionit do të nxjerrë në pah përgjigje  konkrete dhe të përbashkët që 'Evropa e pret prej shumë vitesh tani’)", shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë