Politike

Marrëveshja me Italinë/ Balla refuzon: Emigrantët nuk mund të mbahen në Fushë-Arrëz apo Memaliaj

Nga Gazeta Si - Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i është përgjigjur publikisht kërkesës së kryetarëve të Bashkisë Fushë-Arrëz dhe Memaliaj për ngritjen e qendrave për pritjen e emigrantëve në kuadër të marrëveshjes me Italinë në bashkitë respektive.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Balla tha se një kërkesë e tillë është e pamundur që të bëhet realitet, duke dhënë edhe arsyet pse është zgjedhur Lezha për pritjen e emigrantëve.

“Si ministër i Brendshëm kam marrë kërkesë nga 2 kryetarë bashkish të cilët janë vetëofruar që në bashkitë e tyre respektive të ngrihet një qendër e ngjashme pritje. Do ju përgjigjemi zyrtarisht, por po e them dhe këtu: Është e pamundur që ne të ja realizojmë këtë kërkesë dy kryetarëve të bashkive sepse arsyeja pse është përzgjedhur Lezha, ka të bëjë me pozicionin gjeografik, momenti i parë është mbërritja në port”, tha Balla duke shtuar se në port do jetë një strukturë tek e cila do të bëhet dhe identifikimi për çdo shtetas të huaj.

“Po ashtu është përzgjedhur dhe një distancë e shkurtër sepse bëhet fjalë për shpenzime të mëdha”, tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë