Politike

Kryebashkiaku i Berishës letër Ramës: Sillini emigrantët afrikanë në Fushë-Arrëz (letra)

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri, që përfaqësoi koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale është vetofruar për të strehuar mijëra emigrantë afrikanë që pritet të vijnë nga ujerat territoriale të Italisë drejt Shqipërisë

Përmes në letre drejtuar kryeministrit Edi Rama por edhe disa ambasadave të huaja në vend, kryebashkiaku i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kërkon që emigrantët afrikanë të strehohen në bashkinë e administruar prej tij.

“Për më tepër, komuniteti i Fushë Arrëzit është i gatshëm të japë një kontribut pozitiv në jetët e këtyre individëve, duke u ofruar një mjedis mbështetës ku ata mund të ndërtojnë jetën e tyre, të gjejnë siguri dhe të kenë qasje në burimet e nevojshme”, shkruan ai në letër.

Letra e kryebashkiakur duket si një lëvizje me dy porta për Sali Berishën i cili në një anë e ka cilësuar përmbajtjen në kundërshtim me Kushtetutën në anën tjetër kandidati i propozuar prej tij vetofrohet për të strehuar emigrantët. Kjo edhe për shkak të pozicionit të tij delikat politik ku Berisha ka pasur marrëdhënie korrekte me partinë “Forza Italia” në koalicion me Melonin


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë