Futboll

Maradona lë Bjellorusinë për Meksikën, trajner në kategorinë e dytë

Nuk kanë fund “bëmat” e Diego Armando Maradonës. Argjentinasi i ka dhënë lamtumirën Bjellorusisë dhe është transferuar në Meksikë. Në korrik të këtij viti ai u bë president dhe trajner i Dinamo Brestit në Bjellorusi, por kjo aventurë ka zgjatur vetëm dy muaj për argjentinasin e famshëm. “Pibe de Oro” ka pranuar një ofertë për të drejtuar në Meksikë.

Drejtuesit e Dorados, një ekip që merr pjesë në kategorinë e dytë, zgjodhën pikërisht Maradonën për të zëvendësuar Pako Ramirezin. I bënë ofertë dhe argjentinasi pranoi menjëherë. Konfirmimi ka ardhur nga klubi meksikan në profilin zyrtar në Tuiter. Dorados nuk ka marrë ende asnjë fitore në këtë sezon dhe aktualisht mban vendin e 13-të, vetëm 2 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Për këtë arsye është bërë ndryshimi në stol dhe me një emër të madh si Maradona, i cili ka drejtuar edhe në Arabinë Saudite, por edhe Argjentinën, synohet ngjitja drejt kreut të renditjes.

https://twitter.com/twitter/statuses/1037807596592406528

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë