Ne rrjet

Maqedonia e Veriut shënon katër të vdekur dhe 52 të infektuar me Covid-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten katër të vdekur nga Covid-19 dhe mbi 50 raste të reja. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, tre viktima janë nga Shkupi, të moshës 73,76 dhe 82 vjeç dhe një tjetër nga Tetova i moshës 55 vjeç.

Tanimë, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur betejën me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 125.

Në 24 orët e fundit në vendin fqinj anë regjistruar edhe 52 të infektuar me koronavorirus, shifra më e lartë që nga muaji prill.

Numri më i madh i të infektuarve është zbulur në Shkup, gjithsej 26 raste, 9 në Tetovë, 6 në Kumanovë, 2 në Strugë dhe nga një në Veles dhe Koçanë. Të dhënat erdhën pas testimin e 661 mostrave në rajone të ndryshme të vendit.

Drejtuesit e institucioneve kanë shprehur shqetësim të thellë lidhur me rritjen e numrit të të infektuarve duke bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se mos respektimit i masave mund të çojë në rikthimin e karantinës.

“Dua të bëj qartë se do të zbatojmë kufizime nëse gjendja epidemiologjike e kërkon një gjë të tillë, do të analizojmë të dhënat edhe gjatë fundjavës dhe do të shohim se si duhet të veprojmë”, deklaroi Filipçe duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme angazhim më të madh në zbatimin e masave të Komisionit të Sëmundjeve Infektive.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në mbi 2,100 me 487 raste që janv ende janë aktiv dhe mbi 1,500 të shëruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë