Ne rrjet

Maqedonia: Do të dyfishojmë tregtinë më Greqinë

Edhe pse referendumi popullor për ndryshimin e emrit të Maqedonisë është vetëm disa ditë larg, qeveria dhe opozita po bëjnë gjithçka që munden për të joshur votuesit. Pas vizitave të njëpasnjëshme të liderëve të njohur perëndimor, duke përfshirë edhe Sekretarin Amerikan të Mbrotjes, Kryeministri Zoran Zaev ka përdorur një “tjetër” armë për t’i bindur votuesit të votojnë.

Zaev u përqendrua tek përfitimet ekonomike që do të sillte aprovimi i marrëveshjes të emrit të Maqedonisë nëpërmjet referendumit popullor, duke thënë se tregtia e Maqedonisë me Greqinë do të dyfishohet.

"Ne presim që tregtia ndërmjet dy vendeve të dyfishohet," deklaroi ai para një sërë biznesmenësh.

Në këtë momente, qeveria është e përqendruar tek arritja e një pjesëmarrje të lartë, mes shqetësimeve se nëse numri i qytetarëve që do tu drejtohen kutive të votimit është më i ulët se 50%, rezultatet nuk do të merren parasysh nga opozita.

Duke folur me përfaqësuesit e biznesit në një konferencë në Manastir, Zaev iu referua neneve 13 dhe 14, të cilat ofrojnë mënyra specifike për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me Athinën sapo të zbatohet marrëveshja e emrit.

Kryeministri Zoran Zaev

"Unë rekomandoj që qytetarët e Manastirit të përqendrohen në pushtimin e tregut grek, i cili është një treg i shkëlqyer. Ne do të korrim përfitime të mëdha ekonomike nga marrëveshja me Greqinë”, shpjegoi Zaev.

Greqia është partneri i tretë më i madh tregtar dhe investitori i dytë më i madh i Maqedonisë. Në një intervistë me Euroactiv, në qershor, Presidenti i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski theksoi gjithashtu se Shkupi do të korrte përfitime të mëdha ekonomike nga marrëveshja me Prespën.

“Të jesh partner i Greqisë do të thotë të jesh partner i një fuqie rajonale", tha ai, duke shtuar se shumica e komunitetit të biznesit në Shkup ndan po këtë pikëpamje.

"Kompanitë tona anëtare krijojnë 90% të PBB-së së vendit dhe punësojnë 92% të punonjësve të industrisë. Ashtu si të gjitha vendet e tjera në rajon edhe ne kemi partnerët e tanë, por mendoj se Maqedonia duhet të fokusohet më shumë tek lidhjet tregtare me Greqinë", vuri në dukje Azeski.

Azeski shpjegoi se Greqia ishte një partner tregtar që mund të mbrojë interesat e vendit të tij. "Nëse Greqia dhe Serbia kanë një rritje prej 4% të GDP-së së tyre, atëherë vendi ynë do të ketë të paktën një rritje prej 2 % pa bërë absolutisht asgjë. Është në interesin tonë që Serbia dhe Greqia të zhvillohen, "tha ai.

Kryeministri Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras

Sipas biznesmenëve, qytetarët maqedonas duhet të bashkëpunojnë dhe mos të jenë "kokëfortë" për zbatimin e marrëveshjes së emrit.

"Qytetarët e vendeve tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera me njëra-tjetrin dhe kalimi i kufirit nuk përbën problem. Madje këtë vit mijëra turistë vizituan Greqinë. Shumë nga qytetarët tanë kanë prona në Greqi dhe është e qartë se vetëm elitat politike kanë probleme jo njerëzit e  zakonshëm, "shtoi ai.

Industria, ndërtimtaria dhe agrobiznesi kanw qwnw nw fokusin e forumeve tw shumta ekonomike mes Maqedonisë dhe Greqisë. Investimet më të mëdha janë në sektorin bankar, industrinë e naftës, industrinë e tregtisë dhe të tekstilit. Vitin e kaluar, është realizuar këmbim tregtar në vlerë prej 598 milionë euro, eksporti është 148 milionë euro, ndërsa importi është 450 milionë euro.

Marrëveshja me Greqinë sipas ekspertëve, do t’i hapte gjithashtu rrugën investimeve perëndimore në Maqedoni, pasi të dyja vendet janë porta jugore e Ballkanit. Ndërkohë, në mbledhjen e kaluar me investitorët maqedonas, Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka premtuar dalje në Detin Adriatik, duke i dhënë një port në Durrës. Deklarata e Zaev erdhi po ashtu gjatë një aktiviteti të organizuar në Odën Ekonomike të Maqedonisë, ku deklaroi ndër të tjera se në portin e ri do të valëvitet edhe flamuri i Maqedonisë.  Madje kryeministri i Maqedonisë tha se pas atij në Durrës, Shkupi do të hapte një port edhe në Bullgari./Ballkan Insight/ 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë