Futboll

Manita, Barcelona shkatërron Real Madrid në Camp Nou

Mungon Mesi, por nuk ka problem, Barcelona e mund Real Madrid po njësoj, madje duke e turpëruar para 93 mijë spektatorëve të “Camp Nou”. “El Clasico” e parë për këtë sezon mes Barcelonës dhe Real Madrid është mbyllur me fitoren e katalanasve. 5-1 ka përfunduar ndeshja, por për mënyrën se si u luajt dhe rastet që vendasit patën, mund të kishte mbaruar edhe më keq për madrilenët.

Barça e nisi mbarë ndeshjen e që në minutat e para, teksa merr në dorë lojën dhe nuk i jep asnjë shans Real Madrid, që duket sikur ishte futur pa asnjë motiv në këtë përballje. Vendasit gjejnë golin e parë të ndeshjes shumë shpejt, që në minutën e 11’ me anë të brazilianit Kutinjo. Pas kësaj rrjetë ndeshja merr të tatëpjetën për miqtë nga kryeqyteti, ndërsa vendasit hidhen në sulm në kërkim të golit të dytë. Nuk do vononte shumë edhe goli dytë, që shënohet nga Suarez dhe që nga ky moment u kuptua se Real Madrid nuk mund ta fitonte këtë sfidë.

Në fillimin e pjesës së dytë skuadra e Lopetegui shfaq shenja reagimi, madje gjen edhe rrugën e rrjetës me anë të Marselo në minutën e 50’. Por kaq do të ishte Real Madrid në këtë ndeshje, pasi Barcelona merr sërish në dorë fatet e kësaj sfide dhe shënon golin e tretë, sërish me anë të uruguaianit Luis Suarez. Sulmuesi katalanas në minutën e 83’ do të kompletonte tripletën e tij, duke e çuar ndeshjen në rezultatin 4-1 dhe që nga ky moment fillon turpërimi për “los blancos”. Por nuk kishte mbaruar me kaq pasi Vidal kishte ruajtur një gol në debutimin e tij në “El Clasico” Kilieni i shpëton mbulimit të mbrojtësve madrilen dhe çon në rrjetë për të tretën herë topin.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1056618966804848640

Nuk kishte më kohë, pasi në rast të kundër Real Madrid rrezikonte të pësonte sërish gola dhe turpi të bëhej akoma dhe më i madh. Më këtë disfatë të rëndë dhe serinë e rezultateve negative në javët e fundit “kurbani” i parë te “Los Blancos” pritet të jetë trajneri, Lopetegui. Tekniku spanjoll më shumë gjasa pritet të shkarkohet në ditët në vijim nga numri një i Real Madrid, Florentino Perez.

Në ndeshjet e tjera të luajtura këtë të diele në La Liga, Getafe mposhti Real Betis në shtëpi në shifrat 2-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë